PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RENDI I VJETËR BOTËROR NUK DO TË KTHEHET MË; NUK MUND TA RUAJMË MË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 9
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Evropa nuk mund të jetë më roje e rendit të vjetër botëror, e një bote që ka ikur dhe nuk do të kthehet më.
Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam ta ndërtojmë me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), gjatë një fjalimi në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian.
Presidentja von der Leien Leyen gjatë fjalimit të saj para ambasadorëve identifikoi tre prioritete:
1- Strategjinë e re Evropiane të Sigurisë.
2- Marrëdhëniet tregtare me vendet e treta.
3- Diplomacinë që jep rezultate për evropianët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments