MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA MOHOI LAJMET PËR NISJEN E AEROPLANMBAJTËSES “HMS PRINCE OF WALES” NË LUFTË KUNDËR IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar ka mohuar raportet e medias për një vendosje të afërt të aeroplanmbajtëses britanike “HMS Prince of Wales” në Mesdhe ose në Lindjen e Mesme, mes përshkallëzimit të konfliktit midis ShBA-ës, Izraelit dhe Iranit.
“Nuk janë marrë vendime në lidhje me ndonjë vendosje të re trupash, megjithëse aeroplanmbajtësja mban një nivel të lartë gatishmërie operacionale në çdo kohë”, tha zëdhënësi i Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer).
Londra kishte njoftuar zyrtarisht dërgimin e “HMS Dragon”, një shkatërrues i gjeneratës së fundit, për të mbrojtur Qipron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments