top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: POTHUAJSE TË GJITHË ALEATËT PO BËJNË ATË QË PO KËRKOJNË SHBA-ës.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Ajo që shoh sot, ndërsa shikoj nëpër Evropë, është se aleatët po ofrojnë mbështetje masive, duke vënë në dispozicion burime logjistike dhe masa të tjera për të siguruar që ushtria e fuqishme amerikane të mund ta parandalojë Iranin nga blerja e armëve bërthamore dhe të zvogëlojë aftësinë e tij për të shkaktuar kaos. Pothuajse pa përjashtim, aleatët po bëjnë gjithçka që Shtetet e Bashkuara kërkojnë ”. Kështu i tha Sekretari i Përgjithshëm i NA
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME PASKAL KONFAVRO (PASCAL CONFAVREUX): MARRËVESHJA MES BASHKIMIT EVROPIAN DHE IZRAELIT MUND TË RINEGOCIOHET.
Paris, Francë | “ Marrëveshja e asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Izraelit mund të rinegociohet në dritën e rëndësisë së asaj që ndodhi dje (në Liban, red.) dhe duke pasur parasysh situatën në Bregun Perëndimor ”. Kështu tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Paskal Konfavro (Pascal Confavreux) - duke e quajtur bombardimin e Libanit nga Izraeli joproporcional. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com |
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): NUK DUAM QË NATO-ja TË PËRÇAHET.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “ Ne nuk duam, unë nuk dua asnjë ndarje të NATO-s. NATO është garantuesi i sigurisë sonë. Duhet të ruajmë qetësinë ”. Kështu tha kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) në Berlin, në një deklaratë të paplanifikuar në Kancelari. Kancelari Merc (Merz) e quajti krizën e Gjirit një provë stresi për marrëdhëniet transatlantike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Buri
Agjencia Telegrafike Vox
GREQI | KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS): RREGULLAT E BASHKIMIT EVROPIAN JANË TË NEVOJSHME PËR TË LUFTUAR VARËSINË DIXHITALE TË TË RINJVE.
Athinë, Greqi | “ Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) theksoi nevojën për të mbrojtur fëmijët nga varësia dixhitale, duke bërë thirrje për krijimin e një kuadri rregullator evropian koherent dhe uniform deri në fund të këtij viti ”. Kështu raportoi enti mediatik shtetëror “ Ert ”. Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) njoftoi sot vendimin e tij për të ndaluar aksesin në
Agjencia Telegrafike Vox
BASHKIMI EVROPIAN: I BËJMË THIRRJE IZRAELIT TË NDËRPRESË OPERACIONET E TIJ NË LIBAN; MBËSHTESIM PLOTËSISHT UNIFIL-in; ÇDO SULM KUNDËR TIJ ËSHTË I PAPRANUESHËM.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Qëndrimi ynë ka qenë i qartë që nga fillimi dhe nuk do ta ndryshojmë atë; i bëjmë thirrje Izraelit të ndërpresë operacionet e tij në Liban, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit ”. Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian. “ Bashkimi Evropian gjithashtu mbështet plotësisht UNIFIL-in në përmbushjen e mandatit të tij dhe se çdo sulm kundër UNIFIL-it është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë ”, tha a
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRI SIBIGA (ANDRIY SYBIGA): PAS ARMËPUSHIMIT NË IRAN SHBA-ës DUHET TA PËRQENDROJNË VËMENDJEN E TYRE TE LUFTA NË UKRAINË.
Kiev, Ukrainë | Ukraina tani po i kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas armëpushimit me Iranin, që ta ripërqendrojnë vëmendjen e tyre te lufta në Ukrainë. “ Ne mirëpresim marrëveshjen midis Presidentit Tramp (Trump) dhe regjimit iranian për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit dhe për të vendosur një armëpushim, si dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit. Vendosmëria amerikane po funksionon. Ne besojmë se ka ardhur koha për vendosmëri të mjaftueshme për ta detyr
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: RRETH 15 VENDE NËN DREJTIMIN E FRANCËS JANË TË MOBILIZUARA NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Paris, Francë | “ Rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe marrin pjesë në planifikimin, të udhëhequr nga Franca, për të mundësuar zbatimin e këtij misioni rreptësisht mbrojtës në koordinim me Iranin për të lehtësuar rifillimin e trafikimit ”. Kështu tha Presidenti Emanuel Makron duke folur për projektet e Ngushticës së Hormuzit gjatë një takimi me këshilltarët e tij dhe anëtarët e qeverisë së tij. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters). Nga z.
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) DREJT GJIRIT PERSIK PËR T'U TAKUAR ME UDHËHEQËSIT RTAJONALË.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) udhëton sot për në Gjirin Persik për t'u takuar me udhëheqësit rajonalë dhe për të diskutuar përpjekjet diplomatike për të mbështetur armëpushimin ”. Kështu njoftoi Dauning Striti (Downing Street). “ E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën ”, tha ai. “ Së bashku me partnerët tanë, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSATA (COSTA): ARMËPUSHIMI ËSHTË GJË E MIRË; U BËJ THIRRJE TË GJITHA PALËVE TË RESPEKTOJNË KUSHTET E TIJ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ E mirëpres njoftimin e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një armëpushim dyjavor. U bëj thirrje të gjitha palëve që të respektojnë kushtet e saj në mënyrë që të arrihet paqe e qëndrueshme në rajon. Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme dhe mbetet në kontakt të ngushtë me partnerët e saj në rajon. Falënderoj Pakistanin dhe të gjitha palët e tjera të përfshira në lehtësimin e kësaj marrëveshjeje ”. Kështu th
Agjencia Telegrafike Vox
BASHKIMI EVROPIAN HODHI POSHTË VENDOSMËRISHT KËRCËNIMET NDAJ INFRASTRUKTURËS CIVILE NË IRAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Bashkimi Evropian kundërshton me vendosmëri çdo kërcënim ose sulm kundër infrastrukturës thelbësore civile ”. Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian. Veprime të tilla konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshme pasi ato rrezikojnë të ndikojnë miliona njerëz në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, me rrezikun e provokimit të një përshkallëzimi të mëtejshëm dhe të rrezikshëm. Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbaj
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI I PROPOZOI RUSISË ARMËPUSHIM ENERGJETIK.
Kiev, Ukrainë | “ Presidenti Volodimir Zelenski tha se Ukraina është gati të ndalojë sulmet ndaj sektorit të energjisë së Rusisë nëse pushtuesit bien dakord të bëjnë të njëjtën gjë. Propozimi ukrainas iu përcoll palës ruse nëpërmjet Shteteve të Bashkuara ”. Kështu raportuan entet mediatike ukrainase. “ Nëse Rusia është gati të ndërpresë sulmet ndaj sektorit tonë të energjisë, ne do të jemi gati të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Dhe ky është propozimi ynë, nëpërmjet amerika
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA: SULMET NDAJ INFRASTRUKTURËS CIVILE NË IRAN JANË TË PALIGJSHME DHE TË PAPRANUESHME; KJO VLEN PËR LUFTËN E RUSISË NË UKRAINË DHE KUDO.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Pas pesë javësh lufte në Lindjen e Mesme, është e qartë se vetëm një zgjidhje diplomatike mund të adresojë shkaqet rrënjësore të konfliktit. Çdo sulm ndaj infrastrukturës civile, veçanërisht impiantet energjetike, është i paligjshëm dhe i papranueshëm. Kjo vlen për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kudo. Popullsia civile iraniane është viktima kryesore e regjimit iranian; do të ishte gjithashtu viktima kryesore e një përshkallëzimi të fushatës
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


