top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
OPEC+ DO TË RRISË PRODHIMIN E NAFTËS ME 206 MIJË FUÇI NË DITË DUKE FILLUAR NGA MUAJI MAJ.
Vjenë, Austri | “ Tetë vendet kryesore prodhuese të naftës kanë rënë dakord të rrisin kuotat e prodhimit me 206000 fuçi në ditë duke filluar nga muaji maj ”. Kështu njoftoi një burim i njohur me çështjen. Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “ Bloomberg ” dhe ajo ruse “ Interfax ” (ndër disa të tjera) - duke cituar burime të OPEC+. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI SHKOI NË SIRI PËR BISEDIME ME PRESIDENTIN E PËRKOHËSHËM AHMED AL-SHARAA.
Kiev, Ukrainë | “ Presidenti Volodimir Zelenski mbërriti në Damask të Sirisë për bisedime me udhëheqësin sirian Ahmed al-Sharaa ”. Kështu tha një zyrtar i lartë ukrainas për agjencinë franceze të lajmeve “ Afp ”. “ Aeroplani i Presidentit Zelenski u ul në Damask për vizitën e presidentit ukrainas, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, për të diskutuar bashkëpunimin midis dy vendeve dhe situatën e sigurisë në rajon ”, tha burimi. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË: EMRAT E ANËTARËVE TË PARTISË NACIONAL SOCIALISTE TASHMË GJENDEN NË INTERNET; PARTIA NAZISTE KISHTE MBI 10 MILIONË ANËTARË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Për herë të parë, emrat e anëtarëve të Partisë Nacional Socialiste (NSDAP) në Gjermani midis viteve 1925 dhe 1945 mund të gjenden lehtësisht në internet duke përdorur një motor kërkimi. Arkivi ishte ruajtur tashmë dhe ishte dixhitalizuar në mënyrë progresive në ShBA-ës nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve me miliona karta, por deri më tani ishte një dokumentacion i arritshëm vetëm në një mënyrë të kufizuar dhe i vës
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | SULMI RUS NË TREGUN E NIKOPOLIT LA 5 TË VDEKUR DHE 19 TË PLAGOSUR (NJË VAJZË 14-VJEÇARE NË GJENDJE KRITIKE).
Keiv, Ukrainë | “ Të paktën pesë persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën këtë mëngjes në një sulm me dron rus në një treg në Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës ”. Kështu thanë autoritetet vendore. “ Pesë persona u vranë - tre gra dhe dy burra - dhe 19 të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 14-vjeçare e cila tani është në gjendje kritike ”, tha në rrejtin social virtual “Telegram” kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganja.
Agjencia Telegrafike Vox
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE DO TË VIZITOJË SHBA-ës NGA DATA 8 DERI NË 12 PRILL.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Nga 8 deri më 12 prill 2026, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin ”. Kështu njoftoi NATO-ja. Më 8 prill, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), si dhe me Sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe Sekretarin e Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth). Misioni vjen në mes të tensioneve të larta midis ShBA-ës dhe aleatëve të saj atlantikë pas kërcënimeve të Presidentit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PESË TË PLAGOSUR NË SULMIN ME DRON RUS NDAJ AUTOBUSIT NË KHERSON.
Kiev, Ukrainë | “ Të paktën pesë persona u plagosën në një sulm rus ndaj një minibusi në Kherson këtë mëngjes ”. Kështu njoftoi administrata rajonale, duke specifikuar se rreth orës 8:30 të mëngjesit, rusët goditën një minibus me një dron në rrethin Dniprovski të Khersonit. “ Pesë persona u plagosën ”, shkroi enti mediatik “ Ukrainska Pravda ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
GREQI | ISH-KRYEMINISTRI ALEKSIS CIPRAS (ALEXIS TSIPRAS) PO PËRGATIT NJË PARTI TË RE E CILA DO TË JETË GATI NË MUAJIN SHTATOR.
Athinë, Greqi | “ Ne do të jemi të pranishëm në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ”. Kështu tha ish-Kryeministri Aleksis Cipras (Alexis Tsipras) në një intervistë për entin mediatik “ ANT1 ” - duke iu referuar lëvizjes së tij të re politike, e cila, tha se do të jetë gati në shtator, ose më herët nëse është e nevojshme në rast zgjedhjesh të parakohshme. Ish-Kryeministri Cipras (Tsipras), i cili, qeverisi Greqinë nga viti 2015 deri në vitin 2019 gjatë viteve të trazuara
Agjencia Telegrafike Vox
KOMISIONERI I ENERGJISË I BASHKIMIT EVROPIAN DAN JORGENSEN: KRIZA DO TË JETË E GJATË DUKE MARRË NË KONSIDERATË RACIONIMIN E KARBURANTIT.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për një krizë energjitike afatgjatë të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme dhe po shqyrton të gjitha opsionet për ta adresuar atë, duke përfshirë racionimin e karburantit dhe çlirimin e rezervave shtesë të naftës ”. Kështu tha Komisioneri i Energjisë i Bashkimit Evropian, Dan Jorgensen, në një intervistë me entin mediatik “ Financial Times ” (Financial Times) - duke paralajmëruar se për disa produkte
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MOSKA I JEP IRANIT INFORMACION MBI VENDET USHTARAKE NË LINDJEN E MESME.
Kiev, UKrainë | “ Rusia po i jep Iranit informacione mbi instalimet ushtarake në Lindjen e Mesme. Ukraina tashmë ia ka raportuar këtë Shteteve të Bashkuara në dy raste ”. Kështu raporton enti mediatik “ RBC-Ukrainë ” - duke cituar një intervistë me entin mediatik amerikan “ NewsNation ” nga Presidenti Volodimir Zelenski. “ Ne kemi konfirmim nga shërbimet tona të inteligjencës se Rusia ka ndarë dhe vazhdon të ndajë informacion me Iranin. Ata po transmetojnë gjithçka, shumë ima
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRI SIBIHA (ANDRII SYBIHA): NJË “SHI” PREJ AFRO 500 DRONËSH DHE RAKETASH RUSE NA SULMUAN SOT.
Kiev, Ukrainë | “ Gati pesëqind dronë dhe raketa kruiz sulmuan Ukrainën sot. Të paktën një person u vra dhe të tjerë u plagosën ”. Ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiha (Andrii Sybiha) e denoncoi këtë në rrjetin social virtual Iks (X). “ Në Obukhiv, një dron u rrëzua në një ndërtesë banimi. Terroristët rusë po sulmojnë qëllimisht në mes të ditës, për të maksimizuar viktimat dhe dëmet civile. Kështu i përgjigjet Moska propozimeve të Ukrainës për armëpushim të Pashkëve me su
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON BËN THIRRJE PËR NJË KOALICION TË PAVARURISH QË KËRKOJNË AUTONOMI NGA REPUBLIKA POPULLORE E KINËS DHE NGA SHBA-ës.
Seul, Kore e Jugut | “ Një koalicion demokracish të pavarura për t’iu kundërvënë hegjemonisë së Kinës dhe paparashikueshmërisë së Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump) ”. Ky është mesazhi i rilançuar nga Presidenti Emanuel Makron në Seul. Një iniciativë që, sipas Presidentit Makron, duhet të bashkojë vendet evropiane, Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe disa vende të mëdha në zhvillim si India dhe Brazili. “ Qëllimi ynë nuk është të jemi vasalë të dy fuqive h
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: NJË OPERACION USHTARAK PËR ÇLIRIMIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT ËSHTË JOREALIST.
Seul, Kore e Jugut | Presidenti Emanuel Makron, tha se një operacion ushtarak për të pastruar Ngushticën e Hormuzit do të ishte jorealist. “ Ka nga ata që mbështesin çlirimin e Ngushticës së Hormuzit me forcë përmes një operacioni ushtarak, një qëndrim që ndonjëherë shprehet nga Shtetet e Bashkuara ”, tha Presidenti Makron (Macron) në Korenë e Jugut. “ Është jorealiste sepse do të zgjaste shumë dhe do ta ekspozonte këdo që kalonte ngushticën ndaj kërcënimeve bregdetare nga Ga
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


