top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PËRGËZOJ UDHËHEQËSIN E OPOZITËS HUNGAREZE PITËR MAGIAR (PETER MAGYAR) DHE PARTINË TISZA PËR FITOREN DËRRMUESE; JAM GATI PËR BASHKËPUNIM.
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski përgëzoi udhëheqësin e opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) dhe partinë Tisza për fitoren e tyre dërrmuese. Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), Presidenti Zelenski shkroi se është e rëndësishme kur mbizotëron një qasje konstruktive. Ukraina gjithmonë ka kërkuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjithë në Evropë dhe ne jemi të gatshëm të përparojmë bashkëpunimin tonë me Hungarinë. Evropa dhe çdo komb evropian duh
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | UDHËHEQËSI I OPOZITËS PITËR MAGIAR (PETER MAGYAR): UDHËTIMI I PARË NË VARSHAVË; PASTAJ NË BRUKSEL PËR TË ZHBLLOKUAR FONDET E BE-së; HUNGARIA DO TË JETË ALEAT I FORTË I BE-së DHE I NATO-s.
Budapest, Hungari | Udhëtimi i parë jashtë vendit i udhëheqësit të opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) do të jetë në Varshavë, pastaj ai do të udhëtojë për në Bruksel për të kërkuar zhbllokimin e fondeve të Bashkimit Evropian. Udhëheqësi i subjektit politik Tisza e tha këtë në sheshin Bathiani (Batthyany), në Budapest, duke festuar fitoren ndaj Kryeministrit Viktor Orban. “ Hungaria do të jetë një aleat i fortë i Bashkimit Evropian dhe NATO-s ”, tha ai. Nga z. Erton Duka. ©
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | UDHËHEQËSI I OPOZITËS PITËR MAGIAR (PETER MAGYAR): HUNGAREZËT KANË ZGJEDHUR EVROPËN.
Budapest, Hungari | “ Hungarezët i thanë po Evropës ”. Kështu tha udhëheqësi i opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) në skenën e tubimit Tisza në sheshin Bathiani (Batthyany), në Budapest, duke festuar fitoren ndaj Kryeministrit Viktor Orban. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ) THA NË PEKIN SE ÇEKUILIBRI TREGTAR MIDIS KINËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN ËSHTË I PAQËNDRUESHËM; I KËRKOI KINËS TË RRISË IMPORTET.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kryeministri Pedro Sançez (Sánchez) tha gjatë një vizite në Pekin se çekuilibri tregtar midis Kinës dhe Bashkimit Evropian është i paqëndrueshëm, duke i kërkuar ekonomisë së dytë më të madhe në botë të rrisë importet. “ Ne kemi nevojë që Kina të hapet, në mënyrë që Evropa të mos detyrohet të mbyllet ”, tha Kryeministri Sançez (Sanchez) - duke e quajtur deficitin tregtar të Bashkimit Evropian me Kinën të pabalancuar dhe të paqëndrueshëm për shoqër
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: POPULLI HUNGAREZ ËSHTË I LIDHUR ME VLERAT E BASHKIMIT EVROPIAN.
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron uroi udhëheqësin e opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) për fitoren e tij në Hungari. “ Franca përshëndet një fitore për pjesëmarrjen demokratike, për lidhjen e popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë ”. Kështu deklaroi Presidenti Emanuel Makron në një postim në rrjetin social virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): HUNGARIA KA VENDOSUR; LE TË PUNOJMË SË BASHKU PËR NJË EVROPË TË FORTË DHE MBI TË GJITHA TË BASHKUAR.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “ Hungaria ka vendosur. Urime për fitoren tuaj në zgjedhje, i dashur Pitër Magiar (Peter Magyar). Pres me padurim të punojmë së bashku për një Evropë të fortë, të sigurt dhe, mbi të gjitha, të bashkuar ”. Kështu shkroi Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në rrjetin social virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SONTE ZEMRA E EVROPËS RREH MË FORT NË HUNGARI.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Sonte zemra e Evropës rreh më fort në Hungari ”. Kështu shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në rrjetin social virtual Iks (X) pas fitores së udhëheqësit të opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) ndaj Kryeministrit Viktor Orban. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN: REZULTATET E ZGJEDHJEVE JANË TË QARTA DHE TË DHIMBSHME.
Budapest, Hungari | “ Rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm ”. Kështu tha Kryeministri Viktor Orban në një fjalim para mbështetësve të tij, duke pranuar humbjen në zgjedhje. Kështu raportoi enti mediatik britanik “ Bbc ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | UDHËHEQËSI I OPOZITËS PITËR MAGIAR (PETER MAGYAR): KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN NA PËRGËZOI PËR FITOREN ZGJEDHORE NËPËRMJET TELEFONIT.
Budapest, Hungari | “ Kryeministri Viktor Orban sapo na uroi për fitoren tonë në telefon ”. Kështu shkroi në një postim në rrjetin social virtual “ Facebook ” udhëheqësi i opozitës hungareze, Pitër Magiar (Peter Magyar). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | SONDAZHI I FUNDIT PARAZGJEDHOR: OPOZITA KRYESON ME 55% TË VOTAVE; KYREMINISTRI VIKTOR ORBAN GJENDET NË KUOTËN 38% TË VOTAVE.
Budapest, Hungari | Opozita e Tisza-s e udhëhequr nga Peter Magiar (Magyar) kryesoi me 55% të votave, kundrejt 38% të partisë Fidesz, të Kryeministrit Viktor Orban. Kjo është ajo që del nga sondazhi i fundit i opinionit i kryer dje nga instituti “ Centro 21 ” në prag të votimit në Hungari dhe i botuar nga gazeta “ Telex ” menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SUEDISË | VEPRIMTARJA GRETA THUNBERG NUK NDIHET MË E SIGURT NË SUEDI; AJO STUDION NGA DISTANCA DHE DËSHIRON TË JETOJË ME MIQTË; DOKUMENTARI I SAJ DO TË SHFAQET NË KINEMA NË MUAJIN MAJ.
Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Veprimtarja Greta Thunberg ka zbuluar se nuk ndihet më e sigurt në Suedi dhe planifikon të largohet nga vendi i saj i lindjes. “ Plani im është të jetoj me një çantë shpine dhe të fle në dyshemetë e kuzhinave të miqve ”, tha ajo. Veprimtarja u intervistua nga enti mediatik suedez “ Dagens Etc ” përpara botimit të një dokumentari që ndjek aktivizmin e saj dhe atë të lëvizjes “ Të Premtet për të Ardhmen ” gjatë shtatë viteve. Në moshën 15 vjeçe,
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN: JAM KËTU PËR TË FITUAR; ZGJEDHJA E POPULLIT DUHET TË RESPEKTOHET; NQS HUMBAS DO TË PËRGËZOJ KUNDËRSHTARIN; JAM NJERI ME KULTURË.
Budapest, Hungari | “ A do të jenë këto zgjedhjet e mia të fundit? Jam i ri, nuk janë zgjedhjet e mia të fundit. Jam këtu për të fituar ”. Kështu tha Kryeministri Viktor Orban - duke folur për shtypin menjëherë pas votimit në Budapest. “ Vendimi i popullit duhet të respektohet ”, tha ai. I pyetur nëse do ta përgëzonte rivalin e tij Peter Magiar (Magyar) nëse do të humbiste, ai u përgjigj; gjithmonë e bëj; ka rregulla të civilizuara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia T
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


