UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRI SIBIGA (ANDRIY SYBIGA): PAS ARMËPUSHIMIT NË IRAN SHBA-ës DUHET TA PËRQENDROJNË VËMENDJEN E TYRE TE LUFTA NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 8
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Ukraina tani po i kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas armëpushimit me Iranin, që ta ripërqendrojnë vëmendjen e tyre te lufta në Ukrainë.
“Ne mirëpresim marrëveshjen midis Presidentit Tramp (Trump) dhe regjimit iranian për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit dhe për të vendosur një armëpushim, si dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit.
Vendosmëria amerikane po funksionon.
Ne besojmë se ka ardhur koha për vendosmëri të mjaftueshme për ta detyruar Moskën të armëpushojë dhe t’i japë fund luftës kundër Ukrainës”.
Kështu shkroi Ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiga (Andriy Sybiga) në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments