top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
HUNGARI | U HAPËN QENDRAT E VOTIMIT; UDHËHEQËSI I OPOZITËS PETER MAGIAR (MAGYAR) SFIDON KRYEMINISTRIN VIKTOR ORBAN.
Budapest, Hungari | Qendrat e votimit janë hapur për zgjedhjet në Hungari. Sfida është midis Kryeministrit Viktor Orban dhe udhëheqësit të opozitës Peter Magiar (Magyar). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | SHTABI I PËRGJITHSHËM: 469 SHKELJE TË ARMËPUSHIMIT TË PASHKËVE NË FRONT.
Kiev, Ukrainë | Ushtria ukrainase tha në mbrëmje se forcat ruse kishin shkelur armëpushimin e Pashkëve në front 469 herë. “ Pas orës 16:00 sipas kohës lokale (15:00 GMT), u regjistruan 469 shkelje të armëpushimit, përkatësisht: 22 sulme armike, 153 granatime, 19 sulme me dronë (Lancet) dhe 275 sulme me dronë FPV ”. Kështu tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, në një raport të postuar në rrjetin social virtual “ Facebook ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN: ME 3 MILIONË VOTA AS FERRI NUK MUND TË NA NDALË.
Budapest, Hungari | “ Nëse marrim 3 milionë vota, as portat e ferrit nuk mund të na mposhtin në katër vitet e ardhshme ”. Kështu tha Kryeministri Viktor Orban në një tubim në Budapest - duke u kërkuar të gjithëve të sillnin dikë tjetër në votime me vete dhe duke u bërë thirrje të rinjve të tuboheshin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | UDHËHEQËSI I OPOZITËS PETER MAGIAR (MAGYAR): NGA 13 PRILLI HUNGARIA DO TË KTHEHET NË DEMOKRACI.
Budapest, Hungari | “ Nga 13 prilli, Hungaria do të jetë demokraci. Jo joliberal, jo popullor; thjesht një shtet ligjor demokratik ”. Kështu tha udhëheqësi i opozitës Peter Magiar (Magyar) nga Debreceni, fortesa historike e Kryeministrit Viktor Orban, në prag të votimit, duke kërkuar një mandat për të udhëhequr vendin. “ Jo vetëm që Tisza po rrjedh - tha ai, duke iu referuar lumit Tisza që i jep emrin partisë nën drejtimin e tij - por ai tashmë ka përmbytur të gjithë vendin d
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON PATI TELEFONATË ME PRINCIN E KURORËS SË MBRETËRISË ARABISË SAUDITE MOHAMMED BIN SALMAN NË LIDHJE ME SITUATËN NË LINDJEN E MESME DHE NË LINDJEN E AFËRT.
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se pati një telefonatë me Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Afërt, të cilit, i pohoi mbështetjen e tij për armëpushimin, i cili, duhet të respektohet plotësisht dhe të shtrihet pa vonesë edhe në Liban. Gjithashtu diskutuam nevojën për të rivendosur lirinë e plotë dhe të sigurt të lundrimit në Ngushtic
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | DY TË VRARË + DY TË PLAGOSUR NË ODESË PËR SHKAK TË SULMIT RUS I KRYER PËRPARA ARMËPUSHIMIT TË PASHKËVE.
Kiev, Ukrainë | “ Dy veta u vranë gjatë natës në një sulm rus në një zonë banimi në Odesë, në jug të Ukrainës ”. Kështu njoftuan autoritetet rajonale - disa orë pas fillimit të një armëpushimi të shpallur për Pashkët Ortodokse. “ Dy veta të tjerë të plagosur janë aktualisht në spital dhe infrastruktura civile ka pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë ndërtesa, një rezidencë universitare dhe një çerdhe ”. Kështu tha kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, Serhi Lisa
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA NJOFTOI SE PEZULLOI KTHIMIN E ISHUJVE ÇAGOS TE MAURITANIA PËR SHKAK TË MUNGESËS SË MBËSHTETJES NGA SHBA-ës.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Mbretëria e Bashkuar do të pezullojë planin e saj për t'i kthyer Mauritanisë Ishujt Çagos (Chagos) për shkak të mungesës së mbështetjes nga Presidenti i ShBA-ës ”. Kështu njoftoi Dauning Striti (Downing Street). “ Ne vazhdojmë të besojmë se kjo marrëveshje është mënyra më e mirë për të mbrojtur të ardhmen afatgjatë të bazës ushtarake (britano-amerikane) në Diego Garsia, por gjithmonë kemi thënë se do të ecim përpara vetëm me mbështetjen e SHBA
Agjencia Telegrafike Vox
KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER) THA NGA KATARI SE DISKUTOI ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) OPSIONET USHTARAKE PËR TA BËRË NGUSHTICËN E HORMUZIT PËRSËRI TË LUNDRUESHME.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) tha se diskutoi opsionet ushtarake për ta bërë Ngushticën e Hormuzit përsëri të lundrueshme gjatë një telefonate me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) mbrëmë. “ Po krijojmë një koalicion vendesh, duke punuar mbi një plan politik dhe diplomatik, por gjithashtu duke vlerësuar aftësitë ushtarake dhe logjistikën për tranzitin efektiv të anijeve përmes Ngushticës ”, tha Kryeministri Starmër (Starmer), i c
Agjencia Telegrafike Vox
ÇEKI | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): QYTETARËT NA KËRKOJNË PAQE DUKE E NDËRTUAR ATË ME BASHKIMIN EVROPIAN DHE ME NATO-n.
Pragë, Çeki | “ Parlamentet janë fortesa themelore e demokracisë, zemra e dialogut konstruktiv midis organeve të ndryshme të pranishme në shoqëri. Qytetarët mbështeten tek ata, veçanërisht në këtë moment historik, duke kërkuar një të ardhme paqeje dhe lirie që vendet tona mund ta ndihmojnë ta ndërtojnë së bashku, falë edhe anëtarësimit tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Atlantike ”. Kështu tha Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Matt
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN: OPOZITA KONSPIRON ME SHËRBIMET E INTELIGJENCËS SË HUAJ PËR TË MARRË PUSHTETIN POLITIK.
Budapest, Hungari | “ Opozita konspiron me shërbimet e inteligjencës së huaj, pa u ndalur para asgjëje për të marrë pushtetin ”. Kështu tha Kryeministri Viktor Orban në një video të postuar në rrjetin social virtual “ Facebook ” - duke akuzuar kundërshtarët e tij dy ditë para votimit. “ Opozita po kryen një përpjekje të organizuar për të përdorur kaosin, presionin dhe demonizimin ndërkombëtar për të minuar vendimin e popullit hungarez ”, tha Kryeministri Orban - duke denoncua
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON MBËRRITI NË VATIKAN PËR TAKIM ME PAPA LEO XIV-të.
Vatikan | Autokolona e Presidentit Emanuel Makron hyri në Vatikan. Në orën 10 të paradites, Presidenti Makron u takua me Papa Leo XIV-të në një audiencë private. Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO TA RESPEKTOJMË ARMËPUSHIMIN E PASHKËVE; GJITHMONË KEMI THËNË SE JEMI GATI PËR HAPA SIMETRIKË.
Kiev, Ukrainë | “ Ukraina ka deklaruar vazhdimisht se jemi gati për hapa simetrikë. Ne propozuam një armëpushim gjatë festave të Pashkëve të këtij viti dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat. Njerëzit kanë nevojë për Pashkë pa kërcënime dhe një lëvizje të vërtetë drejt paqes, dhe Rusia ka mundësinë të mos sulmojë përsëri pas Pashkëve ”. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X) pasi Kremlini njoftoi një armëpushim për Pashkët Ortodokse.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


