SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: POTHUAJSE TË GJITHË ALEATËT PO BËJNË ATË QË PO KËRKOJNË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ajo që shoh sot, ndërsa shikoj nëpër Evropë, është se aleatët po ofrojnë mbështetje masive, duke vënë në dispozicion burime logjistike dhe masa të tjera për të siguruar që ushtria e fuqishme amerikane të mund ta parandalojë Iranin nga blerja e armëve bërthamore dhe të zvogëlojë aftësinë e tij për të shkaktuar kaos.
Pothuajse pa përjashtim, aleatët po bëjnë gjithçka që Shtetet e Bashkuara kërkojnë”.
Kështu i tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Institutit të Fondacionit Presidencial Ronald Reagan, duke përmendur përpjekjet e Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.
“Ata e dëgjuan kërkesën e Presidentit Tramp (Trump) dhe po i përgjigjen”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments