top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS): RREGULLAT E BASHKIMIT EVROPIAN JANË TË NEVOJSHME PËR TË LUFTUAR VARËSINË DIXHITALE TË TË RINJVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) theksoi nevojën për të mbrojtur fëmijët nga varësia dixhitale, duke bërë thirrje për krijimin e një kuadri rregullator evropian koherent dhe uniform deri në fund të këtij viti”.


Kështu raportoi enti mediatik shtetëror “Ert”.


Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) njoftoi sot vendimin e tij për të ndaluar aksesin në mediat sociale virtuale për fëmijët nën 15 vjeç, duke filluar nga viti 2027, me qëllim që ta shtyjë Bashkimin Evropian në të njëjtin drejtim.


Ndër propozimet e paraqitura nga Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) në letër është vendosja e një moshe minimale dixhitale evropiane të vendosur në 15 vjeç, duke futur një ndalim për qasjen (aksesin) në mediat sociale virtuale për përdoruesit nën atë moshë në të gjithë Bashkimin Evropian, si dhe krijimi i një mekanizmi të efektshëm koordinimi dhe zbatimi në nivel evropian, duke u lejuar shteteve anëtare të përshpejtojnë zbatimin e sanksioneve kundër kompanive që nuk i përmbahen ndalimit.


Këto iniciativa janë vetëm një pjesë e një strategjie më të gjerë evropiane, pasi ne e qasemi kësaj çështjeje jo vetëm si një çështje politike, por si një përgjegjësi morale ndaj brezit të ardhshëm”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page