MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA NJOFTOI SE PEZULLOI KTHIMIN E ISHUJVE ÇAGOS TE MAURITANIA PËR SHKAK TË MUNGESËS SË MBËSHTETJES NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Mbretëria e Bashkuar do të pezullojë planin e saj për t'i kthyer Mauritanisë Ishujt Çagos (Chagos) për shkak të mungesës së mbështetjes nga Presidenti i ShBA-ës”.
Kështu njoftoi Dauning Striti (Downing Street).
“Ne vazhdojmë të besojmë se kjo marrëveshje është mënyra më e mirë për të mbrojtur të ardhmen afatgjatë të bazës ushtarake (britano-amerikane) në Diego Garsia, por gjithmonë kemi thënë se do të ecim përpara vetëm me mbështetjen e SHBA-së”, tha një zëdhënës i Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer) - duke shtuar se diskutimet me ShBA-ës janë duke vazhduar.
Projektligji i i kthimit po skadonte në Parlament.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments