UKRAINË | DY TË VRARË + DY TË PLAGOSUR NË ODESË PËR SHKAK TË SULMIT RUS I KRYER PËRPARA ARMËPUSHIMIT TË PASHKËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 11
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Dy veta u vranë gjatë natës në një sulm rus në një zonë banimi në Odesë, në jug të Ukrainës”.
Kështu njoftuan autoritetet rajonale - disa orë pas fillimit të një armëpushimi të shpallur për Pashkët Ortodokse.
“Dy veta të tjerë të plagosur janë aktualisht në spital dhe infrastruktura civile ka pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë ndërtesa, një rezidencë universitare dhe një çerdhe”.
Kështu tha kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, Serhi Lisak (Lysak) - një qytet i madh portual në Detin e Zi, i cili, është shënjestruar rregullisht nga Moska.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments