FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON PATI TELEFONATË ME PRINCIN E KURORËS SË MBRETËRISË ARABISË SAUDITE MOHAMMED BIN SALMAN NË LIDHJE ME SITUATËN NË LINDJEN E MESME DHE NË LINDJEN E AFËRT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 11
- 1 min read
Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se pati një telefonatë me Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Afërt, të cilit, i pohoi mbështetjen e tij për armëpushimin, i cili, duhet të respektohet plotësisht dhe të shtrihet pa vonesë edhe në Liban.
Gjithashtu diskutuam nevojën për të rivendosur lirinë e plotë dhe të sigurt të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidenti Markon shtoi më pas se me fillimin e bisedimeve në Islamabad, ramë dakord të mbajmë kontakt të ngushtë me qëllim që të kontribuojmë në uljen e tensioneve, të garantojmë lirinë e lundrimit dhe të arrijmë një marrëveshje që siguron paqe dhe siguri të përhershme në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments