MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: LUFTA NË VITIN 2027 DO TË KUSHTOJË 155 MILIARDË €; KËRKOJ 70 MILIARDË €.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Vitin tjetër lufta do të kushtojë 155 miliardë euro.
Dhe na duhen të paktën 70 miliardë euro të tjera nga ju.
Për mbrojtje, për armë dhe për qëndrueshmërinë tonë.
Kjo është një shifër realiste.
Dhe ju kërkoj ta gjeni këtë mbështetje.
Do të na ndihmojë ta mbajmë Rusinë larg”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë fjalimit të tij para udhëheqësve evropianë në samitin e Bashkimin Evropian.
“Ne besojmë se kjo luftë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Por Putini synon të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë.
Ai po ndërton një Rusi që i ngjan Koresë së Veriut, ku fëmijët edukohen që në moshë të vogël për të luftuar dhe për të vdekur për udhëheqësin e tyre.
Pra, Rusia nuk do të pushojë së qeni e rrezikshme.
Dhe është pikërisht forca jonë, ajo ukrainase, ushtria jonë dhe teknologjitë tona që ndihmojnë në garantimin e sigurisë evropiane, sigurisë suaj.
Këto garanci sigurie nuk janë reflektuar ende, sipas mendimit tonë, në buxhetin tuaj duke filluar nga viti 2028.
Ne po e marrim seriozisht këtë çështje.
Po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht se si duhet të përfshihen aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në atë buxhet”, - tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments