SLLOVENI | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): ASNJË VEND NË EVROPË NUK MUND TË PARASHIKOJË TË ARDHME TË NDARË NGA AJO E TË TJERËVE.

Lubjanë, Slloveni | “Bashkimi Evropian përballet me sfida të jashtëzakonshme që ndikojnë në sigurinë, përparimin (prosperitetin) dhe aftësinë e tij për të vepruar me autoritet në skenën ndërkombëtare, me pasoja të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë.
Asnjë vend në kontinent, askush, nuk mund të parashikojë një të ardhme të ndarë nga ajo e të tjerëve.
Do të ishte një arratisje nga realiteti dhe, madje më shumë sesa një iluzion, një akt vetëshkatërrimi”.
Kështu tha presidenti i Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella), në Samitin Arraiolos, në Slloveni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments