top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RUSIA DËSHIRON TË SHKATËRROJË INFRASTRUKTURËN ENERGJETIKE TË UKRAINËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
4 hours ago
1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Rusia po bën gjithçka për të shkatërruar infrastrukturën energjetike dhe ujore të Ukrainës por ne qëndrojmë me ju.


Ne do t'ju mbështesim siç kemi bërë në dimrat e tjerë”.


Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), së bashku me presidentin Volodimir Zelenski dhe me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa), para ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian.


“Ne e mbështetëm armëpushimin energjetik të presidentit Tramp (Trump), por Rusia nuk e ka respektuar atë për asnjë minutë.


Përkundrazi, ajo i ka intensifikuar sulmet e saj dhe për këtë arsye ne duhet të rrisim presionin ndaj Moskës.


Ne po punojmë për paketën e 22-të të sanksioneve dhe një gjë është absolutisht e qartë.


Ne nuk do të heqim asnjë sanksion derisa Rusia të ndalojë luftën”, - tha presidentja Leien (Leyen).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page