top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FRANCË | PALLATI ELIZE: ASNJË MARRËVESHJE BUXHETORE ME BASHKIMIN EVROPIAN PA BURIME TË KONSIDERUESHME PËR EVROPËN.
Paris, Francë | “Nuk mund të ketë marrëveshje për buxhetin e ardhshëm evropian për vitet 2028-2034 pa burime të reja të konsiderueshme për Evropën”. Kështu kumtoi presidenca franceze, në prag të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. “Sot, mund të shohim kufijtë e propozimit të vënë në tryezë, të karakterizuar nga një qasje e fokusuar ekskluzivisht në shkurtimin e shpenzimeve. Nuk do të ketë marrëveshje pa burime të konsiderueshme vetanake për Evropën”, tha presidenca. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK JANË PLANIFIKUAR TAKIME ME NEGOCIATORËT AMERIKANË.
Moskë, Federata Ruse | “Aktualisht nuk ka takime të planifikuara me të dërguarit e ShBA-ës për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner)”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, gjatë një konferencë për shtyp, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, veçanërisht negociatorët e tyre dhe presidenti Tramp (Trump), po punojnë për të lehtësuar një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë. “Ka shumë zhurmë mediatik
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME MARIA ZAKHAROVA: MARRËVESHJA E NAFTËS NUK ËSHTË PUNË E KRYEMINISTRES XHORXHA (GIORGIA) MELONI.
Moskë, Federata Ruse | “Para së gjithash, nuk është puna e saj. Së dyti, kthehuni te fjalia e parë”. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, për entet mediatike italiane, duke komentuar komentet e kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni në senat, e cila kritikoi marrëveshjen për naftën ruse të shpallur nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), pas bisedës telefonike me presidentin Vladimir Putin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegraf
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZV.KRYEMINISTRI ALEKSANDËR (ALEXANDER) NOVAK: DY NGA RAFINERITË TONA U SULMUAN; KIEVI NUK PO SHKON DREJT ARMËPUSHIMIT ENERGJETIK.
Moskë, Federata Ruse | “Forcat ukrainase sulmuan sot dy rafineri në Rusi, duke demonstruar se Kievi nuk ka ndërmend të zbatojë armëpushimin energjetik" të shpallur nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump)”. Kështu tha zv.kryeministri Aleksandër (Alexander) Novak, i cituar nga agjencitë vendore të lajmeve. “Sipas informacionit nga Ministria e Energjisë dhe kompanitë, regjimi i Kievit sulmoi sot dy rafineri nafte, në rajonet Saratov dhe Riazan. Ne shohim se pala ukrainase nuk
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ne jemi pranë jush dhe kjo nuk do të ndryshojë”. Kështu tha kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) kur priti presidentin Volodimir Zelenski në Dauning Strit (Downing Street), duke përsëritur se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën nuk ka gjasa të ndryshojë. Kryeministri Bërnem (Burnham) përshkroi ditë të errëta dhe të vështira për Ukrainën, të goditur nga bombardime të rënda gjatë 24 orëve të fundit dhe tha se presidenti Zelenski ë
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: JEMI GATI PËR ÇDO LLOJ ARMËPUSHIMI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ukraina është gati për çdo lloj armëpushimi”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë një takimi me kryeministrin Endi Bërnem (Andy Burnham). “Sot pësuam sulme masive dhe është për të ardhur keq që po hasim edhe disa vështirësi. Ajo që dua të diskutoj ka të bëjë me Starlink dhe inteligjencën”, - tha presidenti Zelenski, duke iu referuar kufizimeve të administratës Tramp (Trump) mbi shërbimin satelitor të Elon Musk. “Ne mbështetemi në par
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MA DRODHI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ndihem i tradhtuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për marrëveshjen e naftës me presidentin Vladimir Putin dhe të ashtuquajturin armëpushim energjetik”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë me prezantuesin britanik Piërs (Piers) Morgan në kanalin e tij në platformën shoqërore virtuale “YouTube”. “Nëse je në mes, duhet të qëndrosh në mes, jo në anën e gabuar. Mendoj se këshilltarët e Trampit (Trump) gabohen. Kjo
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ALEATËT NUK NA PARALAJMËRUAN PËR SULMIN RUS NË NJË TERMOCENTRAL NË KIEV.
Kiev, Ukrainë | “Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas Kiev …, duke goditur një ndërtesë nëntëkatëshe dhe një termocentral”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski në mediat shoqërore virtuale, duke shtuar se sulmi rus kishte në shënjestër Termocentralin Nr. 4, një nga objektet kryesore të energjisë në Kiev, dhe duke denoncuar se për herë të dytë radhazi, partnerët dështuan të na paralajmëronin dhe raketat u zbuluan vetëm kur iu afruan qytetit. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
TAJLANDË | FMN-ja: EKONOMIA BOTËRORE KA REZISTUAR POR MUND TË JETË NË KUFIJTË E SAJ.
Bangkok, Tajlandë | “Ekonomia botërore ka mbijetuar pavarësisht një breshërie të jashtëzakonshme tronditjesh gjatë shtatë viteve të fundit, që kulmuan me luftën në Lindjen e Mesme. Megjithatë, kjo qëndrueshmëri është nën presion dhe së shpejti mund të vihet në provë”. Kështu paralajmëroi kryeekonomistja e FMN-së, Silvana Tenreiro, në hyrje të Perspektivës Ekonomike Botërore. “Riorientimi i furnizimeve me energji dhe bumi i investimeve në inteligjencën artificiale kanë mbështe
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | PARLAMENTI MIRATOI LIGJIN E PARË QË ELIMINON DISPOZITAT ANTI-LGBT+ TË KRYEMINISTRIT NACIONALIST VIKTOR ORBAN.
Budapest, Hungari | Parlamentarët hungarezë votuan për të hequr dispozitat anti-LGBTQ+ nga një ligj i vitit 2021 për mbrojtjen e fëmijëve i miratuar në kohën kur qeveria drejtohej nga ish-kryeministri nacionalist Viktor Orban. Parlamenti miratoi masën me 139 vota pro dhe 51 kundër, duke shënuar përmbysjen e parë të rëndësishme të kufizimeve të ish-kryeministrit Orban ndaj komunitetit LGBTQ+ që kur kryeministri pro-evropian Pitër Magiar (Peter Magyar) mori detyrën në muajin ma
Agjencia Telegrafike Vox
AZERBAJXHAN | QEVERIA NDALOI MBAJTJEN E FEREXHESË DHE TË HIXHABIT NË SHKOLLA; U MBAJTËN PROTESTA NË TË GJITHË VENDIN; TURQIA AKUZOHET SI NXITËSE E PROTESTAVE.
Baku, Azerbajxhan | Vendimi i qeverisë për t'ua ndaluar në mënyrë të tërthortë nxënësve dhe stafit të shkollave mbajtjen e ferexhesë dhe të hixhabit në shkolla ka shkaktuar protesta dhe ka rritur tensionet e fshehura diplomatike me Turqinë. Amendamenti i miratuar muajin e kaluar nuk prezantoi një ndalim të qartë për shaminë islamike, por ndaloi veshjen në shkolla të veshjeve që, sipas qeverisë, shkelin parimin e sekularizmit. Disa shkolla kanë filluar t'u ndalojnë nxënësve dh
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | SHËRBIMI FEDERAL I SIGURISË: ARRESTUAM NJË GAZETAR JAPONEZ; E AKUZOJMË PËR SPINUAZH.
Moskë, Federata Ruse | “Një korrespondent i gazetës së përditshme japoneze ‘Hokkaido Shimbun’ është ndaluar në rajonin Sakhalin të Lindjes së Largët të Rusisë me akuza për spiunazh”. Kështu njoftoi Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB). “Aktivitetet e paligjshme të një shtetasi japonez, korrespondent i zyrës Yuzhno-Sakhalinsk të gazetës ‘Hokkaido Shimbun’, i akredituar në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ruse, i dyshuar për spiunazh për një agjenci japoneze të inteligjencë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


