top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | QEVERIA E DJATHTË URDHËROI HEQJEN NGA MUZEU KOMBËTAR TË VEPRAVE KUSHTUAR LËVIZJES LGBTQ+ DHE MARRËVESHJES ME FORCAT E ARMATOSURA REVOLUCIONARE TË KOLUMBISË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
23 minutes ago
1 min read

Bogotë, Kolumbi | Qeveria e djathtë ka mbrojtur heqjen e më shumë se 30 veprave nga Muzeu Kombëtar në Bogotë, kushtuar feminizmit, lëvizjes LGBTQ+ dhe konfliktit të armatosur, pasi vendimi, i urdhëruar nga Ministria e Kulturës, shkaktoi kritika nga vizitorë të shumtë dhe nga mediat vendore.


Në sallën “Krijimi i Shoqërisë”, e cila është e mbyllur për publikun për rinovime, u hoqën tabela, fotografi dhe objekte që lidhen me viktimat e dhunës politike dhe marrëveshjen e paqes të vitit 2016 midis shtetit dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).


Ndër sendet e hequra ishin një flamur ylber, një poster zgjedhor nga Bernardo Jaramilo, kandidat i krahut të majtë i vrarë në vitin 1990, dhe i ashtuquajturi “Balígrafo”, stilolapsi në formë plumbi i përdorur për të nënshkruar marrëveshjen e paqes dhjetë vjet më parë.


Ministrja e Kulturës Paola Holguin deklaroi se muzeu nuk mund të jetë një mjet për indoktrinim politik ose për të përhapur versione të shtrembëruara të historisë, duke njoftuar një rishikim të planimetrisë dhe kritereve të ekspozimit.


Masa është pjesë e kundërrevolucionit kulturor të shpallur nga presidenti Abelardo de la Espriella, i cili urdhëroi heqjen nga hapësirat publike të përfaqësimeve që konsiderohen se kërkojnë falje për terrorizmin.


Ndër ata që janë vënë në shënjestër nga qeveria është ish-komandanti i grupit gueril M-19, Karlos (Carlos) Pizarro, i vrarë në vitin 1990 gjatë fushatës presidenciale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page