top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
UKRAINË | RUSIA SULMOI ME DRON SELINË E SHËRBIMIT TË SIGURISË SË UKRAINËS (SBU); U SHËNJESTRUA ZYRA E SHEFIT TË SBU-së OLEKSANDR POKLAD.
Kiev, Ukrainë | Rusia ka sulmuar selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) me një dron. Droni shënjestroi drejtpërdrejt ndërtesën e shefit të SBU-së, Oleksandr Poklad. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E DANIMARKËS | PESË VENDE TË BASHKIMIT EVROPIAN JANË GATI PËR TË ARRITUR MARRËVESHJE ME VENDET E TRETA MBI QENDRAT E MIGRANTËVE.
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Pesë vende të Bashkimit Evropian synojnë të arrijnë një marrëveshje me vendet e treta në mënyrë që ato të mund të strehojnë qendra për migrantët”. Kështu tha ministri i Imigracionit Morten Bodskov, në fund të takimit në Kopenhagen me homologët e tij nga Holanda, Greqia, Gjermania dhe Austria. “Nga ana daneze, ne presim të jemi gati të dërgojmë të huajt e parë në një vend partner deri në fund të vitit të ardhshëm”, - tha ministri Bodskov.
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | BANKA E ITALISË: NUK KEMI KRYER TRANSFERIM TË REZERVAVE TË ARIT.
Romë, Itali | “Banka e Italisë nuk kreu asnjë transferim ari”. Kështu u raportua për publikun; pasi banka qendrore holandeze njoftoi se, në muajt e fundit, një pjesë e rezervave të saj të arit ishte transferuar nga ShBA-ës dhe Kanadaja në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë për shkak të pasigurive gjeopolitike. Një veprim i ndërmarrë më parë edhe nga Banka e Francës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Bankës së Italisë, 44.8% e rezervave të arit të vendit m
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRJA E BUJQËSISË ANI ZHENËVAR (ANNIE GENEVARD): PLAN PREJ NJË MILIARD EUROSH PËR LEHTËSIMIN E THATËSIRËS.
Paris, Francë | “Qeveria ka një plan ndihme prej 1 miliard eurosh për fermerët pas një prej valëve të të nxehtit dhe thatësirave më të këqija në historinë e Francës dhe Evropës Perëndimore”. Kështu njoftoi ministrja e Bujqësisë Ani Zhenëvar (Annie Genevard). Dëmi ndaj të korrave, bagëtive dhe burimeve ujore është i gjerë. Plani, me vlerë mbi një miliard euro, përfshin kompensim të përshpejtuar, fonde për blerjen e ushqimit për kafshët dhe farërave, përfitime tatimore dhe soci
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | MBI 120 TË VDEKUR NË PËRLESHJET E ARMATOSURA MES REBELËVE HUTHI DHE FORCAVE QEVERITARE.
Sanë, Jemen | “Numri i të vdekurve në përleshjet në Jemen midis forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi pas ofensivës së grupit rebel është rritur në mbi 120”. Kështu raportuan burime mjekësore dhe ushtarake. Përleshjet e armatosura shpërthyen pasi rebelët Huthi nisën një ofensivë tokësore të shoqëruar me sulme me raketa dhe dronë pranë zonave bregdetare të Detit të Kuq dhe përreth rajonit Taiz. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | w
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE HODHI HAPIN E MADH NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK; TURIZMI RA ME 62% NGA MUAJI JANAR NË MUAJIN KORRIK.
Havanë, Kubë | Turizmi në Kubë ra me 62% nga muaji janar deri në muajin korrik të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke nxjerrë në pah krizën e thellë në një sektor strategjik për Kubën që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës intensifikuan presionin mbi regjimin e Partisë Komuniste, duke kërcënuar operatorët turistikë ndërkombëtarë dhe duke vendosur embargo energjitike. Sipas një raporti nga Zyra Kombëtare e Statistikave dhe Informacionit (ONEI), komb
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | TË DËRGUARIT PRESIDENCIALË AMERIKANË STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DHE XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER) DO TË VIZITOJNË MOSKËN DHE MË PAS KIEVIN.
Moskë, Federata Ruse | “Negociatorët amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) do të vizitojnë Moskën dhe më pas Kievin midis së nesërmes dhe të dielës”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Mbërritja e dy të dërguarve amerikanë në Kiev të dielën u njoftua gjithashtu në kanalin e tij në platformën shoqërore “Telegram” edhe nga parlamentari ukrainas Aleksi Gonçarenko (Alexei Goncharenko), i cituar gjithashtu nga agjencia “Tass”. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO I SHKEL ME STIL PARIMET E MARKSIZËM-LENINIZMIT; U LEJUA PUNËSIMI PA NDËRMJETËS QEVERITARË PËR INVESTIMET E HUAJA.
Havanë, Kubë | Havana bëri një hapje të pjesshme ndaj investimeve të huaja. Dekreti Legjislativ 128, i botuar në Fletoren Zyrtare, ndryshon Ligjin e Investimeve të vitit 2014 dhe u lejon sipërmarrjeve të përbashkëta, ndërmarrjeve tërësisht në pronësi të të huajve dhe palëve në marrëveshjet ndërkombëtare të shoqatave ekonomike të punësojnë drejtpërdrejt punëtorë kubanë dhe banorë të përhershëm të huaj, pa pasur nevojë të drejtohen te agjencitë shtetërore. Ky i fundit nuk do të
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | PRESIDENTI ARGJENTINAS JAVIER MILEI: KILI ËSHTË BËRË ZILIA E GJITHË RAJONIT NË ASPEKTIN EKONOMIK FALË PËRMBYSJES NGA PUSHTETI TË KOMUNISTIT SALVADOR ALENDE.
Santiago, Kili | “Pas përmbysjes së komunistit Salvador Allende, Kili hyri në një periudhë stabiliteti dhe rritjeje që zgjati mbi 40 vjet, dhe falë kësaj, padyshim është bërë zilia e të gjithë rajonit në aspektin ekonomik”. Kështu tha presidenti argjentinas Javier Milei, duke folur në një forum ndërkombëtar të krahut të djathtë në Santiago, ku iu rikthye sërish sulmeve ndaj kryeministrit spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) dhe qeverisë së burokratëve të Bashkimit Evropian. Në vë
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | QEVERIA E DJATHTË E PRESIDENTIT ABELARDO DE LA ESPRIELLA ANULOI KUFIZIMET JURIDIKE NË MINIERA DHE NË PRODHIMIN E NAFTËS NË DHJETË DISTRIKTE.
Bogotë, Kolumbi | “Qeveria e djathtë ka anuluar (revokuar) rezolutat që kufizonin eksplorimin dhe nxjerrjen e burimeve natyrore në dhjetë nga rrethet minerare të vendit”. Kështu njoftoi ministrja e Minierave dhe Energjisë, Maria Nohemi Arboleda, gjatë një aktiviteti në Kartagjenë, duke shpjeguar se masat ishin miratuar nga administrata e mëparshme. “Rrethinat minerare, të projektuara për të organizuar përdorimin e tokës dhe për të mbështetur rajonet minerare, janë përdorur pë
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | ALARM PËR TË BURGOSURIT POLITIKË DHE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT.
Karaks, Venezuelë | Situata e të burgosurve politikë dhe trajtimi i viktimave të tërmetit të dyfishtë të 24 qershorit kanë ringjallur akuzat për mungesë transparence kundër qeverisë së përkohshme të presidentes Delsi (Delcy) Rodriguez. Të afërmit e të paraburgosurve kanë denoncuar transferimet arbitrare nga burgu Rodeo I, të cilat ndodhën pa i informuar të afërmit dhe avokatët, dhe kanë folur gjithashtu për zhdukje me forcë. Ankesa u trajtua nga znj. Dinorah Figuera, kreu i d
Agjencia Telegrafike Vox
PERU | QEVERIA E DJATHTË E PRESIDENTES KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI) NDËRPREU LIDHJET DIPLOMATIKE ME IRANIN.
Limë, Peru | “Peruja ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Teheranin për nxitje të dhunës dhe përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe pengim të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu njoftoi ministri i Jashtëm Karlos (Carlos) Espa, i cili theksoi thirrjen pacifiste të vendit. Qeveria e djathtë e presidentes Keiko Fuxhimori (Fujimori) shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për kufizimet e Iranit mbi transportin detar
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


