top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI | PRESIDENTI ARGJENTINAS JAVIER MILEI: KILI ËSHTË BËRË ZILIA E GJITHË RAJONIT NË ASPEKTIN EKONOMIK FALË PËRMBYSJES NGA PUSHTETI TË KOMUNISTIT SALVADOR ALENDE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Santiago, Kili  | Pas përmbysjes së komunistit Salvador Allende, Kili hyri në një periudhë stabiliteti dhe rritjeje që zgjati mbi 40 vjet, dhe falë kësaj, padyshim është bërë zilia e të gjithë rajonit në aspektin ekonomik”.


Kështu tha presidenti argjentinas Javier Milei, duke folur në një forum ndërkombëtar të krahut të djathtë në Santiago, ku iu rikthye sërish sulmeve ndaj kryeministrit spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) dhe qeverisë së burokratëve të Bashkimit Evropian.


Në vërejtjet e tij për Kilin, udhëheqësi ultra-liberal përfshiu edhe diktaturën ushtarake 17-vjeçare të udhëhequr nga Gjenerali Augusto Pinoçet (Pinochet), i cili përmbysi komunistin Alende (Allende) dhe qeverisi deri në vitin 1990.


Në fjalimin e tij në eventin e organizuar nga Forumi i Madridit, presidenti Milei më pas u rikthye në sulmin ndaj kryeministrit spanjoll Sançez (Sánchez) - i referuar si “Pedrito” - duke pretenduar se qeveria e tij është një qeveri hajdutësh.


Pedrito është më i ndyrë se një patate dhe u ofendua shumë kur i thashë se, së bashku me të gjitha mbeturinat që e rrethojnë, është një qeveri hajdutësh, por me sa duket faktet e pohojnë këtë”, - tha presidenti Milei.


Fatkeqësisht, Evropa, djepi i qytetërimit tonë, qeveriset në nivel kombëtar dhe mbikombëtar nga burokratë të vendosur të shkatërrojnë gjithçka që jemi”, - tha presidenti Milei.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page