top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | ALARM PËR TË BURGOSURIT POLITIKË DHE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Karaks, Venezuelë | Situata e të burgosurve politikë dhe trajtimi i viktimave të tërmetit të dyfishtë të 24 qershorit kanë ringjallur akuzat për mungesë transparence kundër qeverisë së përkohshme të presidentes Delsi (Delcy) Rodriguez.


Të afërmit e të paraburgosurve kanë denoncuar transferimet arbitrare nga burgu Rodeo I, të cilat ndodhën pa i informuar të afërmit dhe avokatët, dhe kanë folur gjithashtu për zhdukje me forcë.


Ankesa u trajtua nga znj. Dinorah Figuera, kreu i delegacionit të opozitës të angazhuar në negociata me Çavizmin (Chavismo), e cila shprehu shqetësim dhe tha se ishte në dispozicion për t'u takuar me familjet.


Lidhur me tërmetin, OJQ-ja Provea akuzon qeverinë se nuk ka përditësuar numrin e të vdekurve për më shumë se një javë.


Shifra e fundit zyrtare është 6509 vdekje, ndërsa nuk ka pasur përditësime për të zhdukurit për më shumë se 69 ditë.


Guvernatori i La Guaira-s, Jose Alejandro Teran, kishte treguar numrin e të zhdukurve në 1579 më 4 gusht, bazuar në të dhënat e ofruara nga familjet.


Ai gjithashtu ankohet se qeveria ka reduktuar buletinet e mëparshme, duke eliminuar informacionin mbi lëndimet, personat e zhvendosur dhe strukturat e dëmtuara.


Ndërkohë, enti mediatik (televiziv) “Venevisión” gjithashtu ka thyer heshtjen, duke kërkuar kushte dhe një kalendar zgjedhor.


Një tranzicion politik nuk mund të bëhet një dhomë pritjeje pa një datë”, tha enti mediatik privat në një editorial.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
IRAN | DISA SHPËRTHIME U NDIEN PRANË ISHULLIT KHARG.

Teheran, Iran | “Disa shpërthime u dëgjuan pranë ishullit Kharg në Gjirin Persik”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Fars”, duke shtuar se nuk kishte tym apo flakë të dukshme dhe se aktualis

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page