top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | BANKA E ITALISË: NUK KEMI KRYER TRANSFERIM TË REZERVAVE TË ARIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Romë, Itali | Banka e Italisë nuk kreu asnjë transferim ari”.


Kështu u raportua për publikun; pasi banka qendrore holandeze njoftoi se, në muajt e fundit, një pjesë e rezervave të saj të arit ishte transferuar nga ShBA-ës dhe Kanadaja në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë për shkak të pasigurive gjeopolitike.


Një veprim i ndërmarrë më parë edhe nga Banka e Francës.


Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Bankës së Italisë, 44.8% e rezervave të arit të vendit mbahen brenda vendit, ndërsa pjesa tjetër është depozituar jashtë vendit.


43.2% në Shtetet e Bashkuara, 5.7% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 6.09% në Zvicër.


Ky vendim, bazohet jo vetëm në arsye historike që lidhen me vendet ku është blerë ari, por edhe në një strategji diversifikimi që synon minimizimin e rreziqeve.


Për më tepër, ruajtja në qendrat kryesore financiare lejon përdorim më të shpejtë nëse është e nevojshme, duke kufizuar kostot dhe kohën që lidhet me transportimin e metalit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page