KUBË | PARTIA KOMUNISTE HODHI HAPIN E MADH NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK; TURIZMI RA ME 62% NGA MUAJI JANAR NË MUAJIN KORRIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Turizmi në Kubë ra me 62% nga muaji janar deri në muajin korrik të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke nxjerrë në pah krizën e thellë në një sektor strategjik për Kubën që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës intensifikuan presionin mbi regjimin e Partisë Komuniste, duke kërcënuar operatorët turistikë ndërkombëtarë dhe duke vendosur embargo energjitike.
Sipas një raporti nga Zyra Kombëtare e Statistikave dhe Informacionit (ONEI), kombi i Karaibeve priti 419863 vizitorë të huaj deri në muajin korrik, 708968 më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rënia më e madhe u regjistrua tek turistët nga Kanadaja, me 350737 mbërritje më pak.
Në muajt e fundit, Kuba është braktisur nga zinxhirët ndërkombëtarë të hoteleve si “Meliá”, “Iberostar” dhe “Barceló” të Spanjës, “Blue Diamond” i Kanadasë, “Archipielago International” i Indonezisë dhe “ATG” i Turqisë, të cilët për dhjetëvjeçarë kishin kontrolluar me sukses një pjesë të konsiderueshme të sektorit.
Turizmi kishte filluar të binte vitet e fundit.
2.2 milionë vizitorë në vitin 2024.
2.4 milionë në vitin 2023.
4.2 milionë në vitin 2019.
4.6 milionë në vitin 2018.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments