top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: ËSHTË E VËSHTIRË TË JETOSH PËRKRAH PËRDORUESVE TË DROGËS DHE PRODHUESVE TË ARMËVE.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Mund të them se është shumë e vështirë të jetosh pranë një vendi me një nivel kaq të lartë të përdorimit të drogës së paligjshme ose nivele kaq të larta të prodhimit të armëve, por nuk do ta them këtë sepse kemi marrëdhënie të mira”. Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum duke iu përgjigjur komenteve të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në OKB mbi kartelet. Gjatë konferencës së saj për shtyp, udhëheqësja
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | KIEVI ËSHTË NËN SULM RUS; TË PAKTËN DY TË VDEKUR DHE TRE TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Kievi është nën një sulm masiv me raketa ruse, shtëpitë janë dëmtuar, ka të vdekur dhe të plagosur. Aktualisht ka dy të vdekur dhe tre të plagosur. Një maternitet u dëmtua”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrinform”. “Në një maternitet në lagjen Podilski, pranë të cilit ranë fragmente rakete, dritaret dhe një pjesë e fasadës u dëmtuan. Nuk u raportuan të lënduar në objektin mjekësor, por një person vdiq në parkingun aty pranë. Një qendër diagnostikuese
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | PRESIDENTI KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING): JAM I SIGURT PËR REZULTATE TË FRYTSHME NGA VIZITA NË SHBA-ës.
Uashington, Amerikë | “Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) tha se ishte i bindur se vizita shtetërore në Shtetet e Bashkuara do të prodhonte rezultate të frytshme”. Kështu u tha në një deklaratë nga trupi diplomatik i Pekinit, sipas të cilit të dy palët duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme, si dhe të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme e të tjera. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: ARMËPUSHIMI TREGTAR ME KINËN ZGJATET DERI MË 10 JANAR.
Uashington, Amerikë | Sekretari i Thesarit Skot (Scott) Bessent njoftoi se Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakord për një zgjatje dy-mujore të armëpushimit tregtar, i cili duhej të skadonte më 10 nëntor. Pas bisedimeve të dielën me zv.kryeministrin kinez He Lifeng, sekretari Bessent tha se dy ekonomitë më të mëdha në botë kishin rënë dakord të zgjasin lehtësimin ekonomik midis dy vendeve, i cili duhej të përfundonte më 10 nëntor. Kjo periudhë do të zgjatet deri më 10 janar.
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | SELIA E PARTISË SË PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI U SULMUA NDËRSA AI PO FLISTE NË OKB.
Kiev, Ukrianë | “Autoritetet e qytetit të Kievit njoftuan se një qendër konferencash ku ndodhet selia e partisë së presidentit Volodimir Zelenski u godit nga një sulm rus, pikërisht ndërsa udhëheqësi ukrainas po i drejtohej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Jorkun e Ri”. Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Cnn”. Sulmi ishte i fundit në një seri sulmesh. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Bu
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PRITI PERSONALISHT PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) NË AEROPORT.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) priti presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) direkt në pistën e Bazës së Përbashkët Endrjus (Andrews), në një lëvizje shumë të rrallë nga Shtëpia e Bardhë drejt një udhëheqësi të huaj. Të dy shtrënguan duart në prani të zonjave të tyre të para, znj. Melania Tramp (Trump) dhe znj. Peng Liuan (Liyuan), të rrethuar nga një roje nderi e larmishme për ceremoninë e mirëseardhjes. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agje
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | MINISTRI I JASHTËM ITALIAN ANTONIO TAJANI: KËRCËNIMET HIBRIDE TË RUSISË E VËNË NË RREZIK SIGURINË EVROPIANE; ITALIA NUK ËSHTË NË LUFTË ME RUSINË.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Kërcënimet hibride në rritje të Rusisë e vënë në rrezik sigurinë evropiane. Ne shprehëm solidaritetin tonë me Gjermaninë pas incidenteve në Aeroportin e Leipzigut. Evropa do të mbetet e bashkuar”. Kështu tha ministri i jashtëm italian Antonio Tajani në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). “Është thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim dhe duam të jemi shumë të qartë; Italia nuk është në luftë me Rusinë”, - tha
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: MIRËNJOHËS NDAJ SHBA-ës PËR FTESËN DREJTUAR PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN PËR TË MARRË PJESË NË G20.
Moskë, Federata Ruse | “Ne e kemi marrë parasysh ftesën në fjalë, i jemi mirënjohës palës amerikane dhe e mirëpresim atë. Ne do të marrim një vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje përmes kanaleve diplomatike”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”, për ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar presidentit Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e G20-ës. Nga z. Erton Duka. ©
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA: ME KOSTA RIKËN DO TË FORMOJMË ALEANCË SIGURIE.
Bogotë, Kolumbi | “E admiroj guximin, zellin dhe patriotizmin e saj”. Kështu tha presidenti Abelardo de la Espriella, duke falenderuar homologen e tij nga Kosta Rika, Laura Fernandez, për zgjedhjen e vendit të tij si destinacionin e saj të parë ndërkombëtar që nga marrja e detyrës dhe për diskutimet e tyre mbi sigurinë dypalëshe, pas një takimi dje në Barrankuilla, në Kolumbinë veriore. Ai theksoi se në takimin me presidenten e Kosta Rikës u prek mundësia e thellimit të bashk
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SEKRETARI I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE MOHSEN REZAEI: DO TË PARALIZOJMË AEROPORTET NË VENDET QË MIRATOJNË SANKSIONET E SHBA-ës KUNDËR NESH.
Teheran, Iran | “Nëse vendet fqinje bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bllokimin e fluturimeve iraniane, Irani do të sigurojë që aeroportet e tyre të mos jenë më në gjendje të funksionojnë”. Kështu tha sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, në një intervistë në televizionin shtetëror. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | MINISTRI I JASHTËM SERGEI LAVROV: GATI PËR NEGOCIATA POR PA PEZULLUAR OPERACIONIN SPECIAL NË UKRAINË.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Rusia është e gatshme të negociojë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme me Ukrainën, por duke mësuar nga përvoja e vështirë, ajo nuk do ta pezullojë operacionin ushtarak special për kohëzgjatjen e negociatave, në çfarëdo formati që ato të zhvillohen”. Kështu tha ministri i jashtëm Sergei Lavrov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ria Novosti”, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Ukrainën, duke shtuar
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | PRESIDENTI IRANIAN MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: GATI PËR DIALOG DHE DIPLOMACI POR PA GJUHËN E FORCËS.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Nuk duhet të lejojmë që shekulli i 21-të të kthehet në një epokë të dominuar vetëm nga të fuqishmit, fuqitë dominuese dhe hegjemonët. Ne nuk duhet të ndërtojmë një botë ku forca ushtarake zëvendëson legjitimitetin, terrorizmi zëvendëson politikën dhe negociatat, dhe lufta zëvendëson dialogun dhe diplomacinë. Irani ia shtrin dorën botës. Ne jemi të gatshëm për dialog, diplomaci dhe negociata, por pa pranuar gjuhën e forcës”. Kështu tha preside
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


