UKRAINË | KIEVI ËSHTË NËN SULM RUS; TË PAKTËN DY TË VDEKUR DHE TRE TË PLAGOSUR.

Kiev, Ukrainë | “Kievi është nën një sulm masiv me raketa ruse, shtëpitë janë dëmtuar, ka të vdekur dhe të plagosur.
Aktualisht ka dy të vdekur dhe tre të plagosur.
Një maternitet u dëmtua”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrinform”.
“Në një maternitet në lagjen Podilski, pranë të cilit ranë fragmente rakete, dritaret dhe një pjesë e fasadës u dëmtuan.
Nuk u raportuan të lënduar në objektin mjekësor, por një person vdiq në parkingun aty pranë.
Një qendër diagnostikuese klinike aty pranë u dëmtua gjithashtu”.
Kështu tha kryetari i bashkisë Vitali Kliçko (Klitschko).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments