SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: ËSHTË E VËSHTIRË TË JETOSH PËRKRAH PËRDORUESVE TË DROGËS DHE PRODHUESVE TË ARMËVE.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Mund të them se është shumë e vështirë të jetosh pranë një vendi me një nivel kaq të lartë të përdorimit të drogës së paligjshme ose nivele kaq të larta të prodhimit të armëve, por nuk do ta them këtë sepse kemi marrëdhënie të mira”.
Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum duke iu përgjigjur komenteve të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në OKB mbi kartelet.
Gjatë konferencës së saj për shtyp, udhëheqësja i përfshiu fjalët e tij në kontekstin e zgjedhjeve të nëntorit, duke i kërkuar Uashingtonit të përqendrohet në problemet e tij të brendshme dhe të respektojë sovranitetin kombëtar.
Presidentja Sheinbaum gjithashtu theksoi se shtypi kishte injoruar një pjesë të fjalimit të presidentit Tramp (Trump), i cili pranoi përparimin e përbashkët.
Presidentja Sheinbaum përsëriti se nuk donte të nxiste polemikat e vazhdueshme, duke pohuar se puna dypalëshe për sigurinë po përparon pozitivisht dhe në një klimë bashkëpunimi maksimal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments