FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: MIRËNJOHËS NDAJ SHBA-ës PËR FTESËN DREJTUAR PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN PËR TË MARRË PJESË NË G20.

Moskë, Federata Ruse | “Ne e kemi marrë parasysh ftesën në fjalë, i jemi mirënjohës palës amerikane dhe e mirëpresim atë.
Ne do të marrim një vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje përmes kanaleve diplomatike”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”, për ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar presidentit Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e G20-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments