top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON BËRI NJË DEKLARATË ÇUDITËRISHT GROTESKE NË OKB.
Jeruzalem, Izrael | “Absurditeti grotesk i deklaratës së Emanuel Makronit (Emmanuel Macron) është i habitshëm”. Kështu tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pas komenteve të presidentit Emanuel Makron në OKB mbi Gazën. “Të dielën, në prag të Jom Kipurit (Yom Kippur), vetëm dy ditë më parë, Netanel Shukrun - një QYTETAR FRANCEZ dhe baba i gjashtë fëmijëve - u vra në makinën e tij nga një terrorist i Hamasit në Jude dhe Samari. Me frymën e fundit, ai i tha të birit të ik
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): BUDAPESTI KA BËRË REFORMA; LE T’I JAPIM 4.2 MILIARDË €.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Hungaria ka ndërmarrë masa të rëndësishme për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur interesat financiare të Unionit. Dhe reformat po japin fryte. Sot, ne po propozojmë të zhbllokojmë 4.2 miliardë euro dhe të rihapim dyert e Erasmus+ dhe Horizon Europe për studentët dhe studiuesit hungarezë. Jam shumë e kënaqur që ata mund të përfitojnë përsëri plotësisht nga mundësitë e ofruara nga Bashkimi ynë”. Kështu tha presidentja e Komisionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË ANTONIO GUTERRES: DHUNA DHE ZHVENDOSJA PO SHKATËRROJNË RRUGËN DREJT PAQES.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Dhuna, zhvendosja dhe zgjerimi i vendbanimeve po dëmtojnë rrugën drejt paqes dhe po ngrenë çështjen e spastrimit etnik”. Kështu tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalimin e tij para Asamblesë së 81-të të Përgjithshme, duke ngritur çështjen e spastrimit etnik në Bregun Perëndimor të pushtuar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË ANTONIO GUTERRES HAPI ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Në të gjithë Lindjen e Mesme, konfliktet po shumohen në një reaksion zinxhir. U bëj thirrje udhëheqësve të pranishëm në këtë sallë që ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë javë të nivelit të lartë për të nxitur uljen e tensioneve dhe dialogun. Le të dërgojmë së bashku një mesazh të qartë; luftimet duhet të ndalen, ndihma humanitare duhet të jetë e mundur dhe të drejtat dhe liritë e lundrimit duhet të rivendosen plotësisht, në përputhje me të drejt
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | KATËR TË VDEKUR DHE GJASHTË TË PLAGOSUR NGA SULMET RUSE.
Kiev, Ukrainë | “Katër veta u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm rus ndaj një kompanie në lumin Dnieper”. Kështu tha kreu i departamentit të policisë të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganzha, i cituar nga entet mediatike vendore. “Mund të ketë ende njerëz nën rrënojat e fabrikës së dëmtuar nga një sulm armik. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar”, thanë ekipet e shpëtimit në vendin e ngjarjes. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike V
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | SEKRETARI I SHTETIT PËR ÇËSHTJET EVROPIANE FERNANDO SAMPEDRO: BASHKIMI EVROPIAN DO TË DUHET TË NJOHË KATALANISHTEN + BASKISHTEN + GALICIANISHTEN.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Ne kemi bërë thirrje për njohjen e të gjitha gjuhëve zyrtare spanjolle për tre vjet. Dyzet vjet pas pranimit të Spanjës në Bashkimin Evropian, ky diskriminim duhet të marrë fund; po flasim për njëzet milionë njerëz”. Kështu tha sekretari i shtetit spanjoll për çështjet evropiane, Fernando Sampedro, në lidhje me kërkesën e Madridit për të njohur katalanishten, baskishten dhe galicianishten si gjuhë zyrtare të Unionit. “Madridi do ta ngrejë çështj
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: QËNDRIMI I AfD-së NDAJ NESH VETËM MUND TË VLERËSOHET.
Moskë, Federata Ruse | “Qëndrimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën vetëm mund të mirëpritet”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, kur u pyet nga media për të komentuar mbi raportet se përfaqësuesit e palës gjermane po përpiqen të krijojnë marrëdhënie normale me Moskën. “Nuk e kam këtë informacion, por ne mund ta vlerësojmë vetëm pozitivisht një forcë politike në Gjermani, popullariteti i së cilës është
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | ZV.KRYEMINISTRI MATTEO SALVINI: KUFIZIMI I STUDENTËVE TË HUAJ ËSHTË NJË GJË E MIRË; BETEJA KUNDËR FEREXHESË ËSHTË BETEJË HISTORIKE PËR PARTINË TONË.
Romë, Itali | “Sot, ka klasa geto. Klasa me 20 fëmijë të huaj, nga 15 grupe të ndryshme etnike që flasin 15 gjuhë të ndryshme, dhe tre fëmijë italianë, të cilët nuk i lejojnë mësuesit të bëjnë punën e tyre”. Kështu tha zv.kryeministri i Republikës së Italisë dhe njëkohësisht ministëri i Infrastrukturës dhe Transportit por edhe sekretari federal i partisë Lega (Lidhja) Matteo Matteo Salvini, në margjinat e këshillit federal. “Pra, vendosja e një kufiri për studentët e huaj dhe
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | PRESIDENTI SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): SHKOLLA ËSHTË INTEGRIM; SHKOLLA ËSHTË E HAPUR PËR TË GJITHË; KËSHTU THUHET NË NENIN 34 TË KUSHTETUTËS.
Amatriçe, Lacio, Itali | “Shkolla është leva më efektive për integrimin e atyre që vijnë nga vende të tjera dhe për të rinjtë e lindur në Itali, të cilët janë fëmijë emigrantësh. Shkolla i përgatit të gjithë. Është e hapur për të gjithë; kjo është ajo që thuhet në artikullin 34 i Kushtetutës”. Kështu tha presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Mattarella), duke folur në ceremoninë e përurimit të vitit shkollor në Institutin Gjithëpërfshirës “Sergio Marchio
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | PRESIDENTI SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): LIRIA JONË ËSHTË AUTENTIKE NËSE EKZISTON LIRIA PËR TË GJITHË.
Amatriçe, Lacio, Itali | “Jo njohuri abstrakte ose thjesht abstrakte. Por njohuri që kombinohet me miqësinë, me shqetësimin për ata që na rrethojnë, me përgjegjësinë ndaj të tjerëve. Kjo është rruga drejt lirisë. Liria jonë është autentike nëse liria ekziston për të gjithë. Ne duhet të jemi zotër të kohës sonë. Ekziston një lidhje e ngushtë, shkroi shkrimtari Milan Kundera, midis ngadalësisë dhe kujtesës, midis shpejtësisë dhe harresës. Ajo që fitohet ngadalë mbetet e ngulitu
Agjencia Telegrafike Vox
BASHKIMI EVROPIAN PO PLANIFIKON TË HEQË SANKSIONET KUNDËR MILIARDERËVE RUSË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Për shkak të kërcënimit të një bllokimi total të sanksioneve kundër Rusisë nga shtetet anëtare individuale, Bashkimi Evropian synon të heqë sanksionet e tij kundër oligarkëve Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman. Një proces vendimmarrjeje u nis për këtë çështje në Bruksel, në mbrëmje. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): HUMBJA ZGJEDHORE ËSHTË GODITJE E FORTË ME TË CILËN DO TË DUHET TË PËRBALLEMI PËR NJË KOHË TË GJATË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Këto zgjedhje janë një pikë kthese e thellë për CDU-në. Dështimi i partisë për të hyrë në parlamentin rajonal të Meklenburg-Vorpomern-it (Mecklenburg-Vorpommern) është një ngjarje dramatike dhe një goditje e rëndë që do të ketë një ndikim afatgjatë dhe do të na duhet të përballemi me këtë rezultat për një kohë të gjatë”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz), duke komentuar zgjedhjet e djeshme në Berlin. Nga z.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


