SHBA-ës | PRESIDENTI IRANIAN MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: GATI PËR DIALOG DHE DIPLOMACI POR PA GJUHËN E FORCËS.

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Nuk duhet të lejojmë që shekulli i 21-të të kthehet në një epokë të dominuar vetëm nga të fuqishmit, fuqitë dominuese dhe hegjemonët.
Ne nuk duhet të ndërtojmë një botë ku forca ushtarake zëvendëson legjitimitetin, terrorizmi zëvendëson politikën dhe negociatat, dhe lufta zëvendëson dialogun dhe diplomacinë.
Irani ia shtrin dorën botës.
Ne jemi të gatshëm për dialog, diplomaci dhe negociata, por pa pranuar gjuhën e forcës”.
Kështu tha presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Nuk mund t’u lejojmë disave të kenë akses të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe të përfitojnë prej saj, duke e përdorur për të na sulmuar, për të minuar sigurinë tonë dhe për të na mohuar aksesin në rrugët tona ujore”, - tha presidenti Pezeshkian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments