KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA: ME KOSTA RIKËN DO TË FORMOJMË ALEANCË SIGURIE.

Bogotë, Kolumbi | “E admiroj guximin, zellin dhe patriotizmin e saj”.
Kështu tha presidenti Abelardo de la Espriella, duke falenderuar homologen e tij nga Kosta Rika, Laura Fernandez, për zgjedhjen e vendit të tij si destinacionin e saj të parë ndërkombëtar që nga marrja e detyrës dhe për diskutimet e tyre mbi sigurinë dypalëshe, pas një takimi dje në Barrankuilla, në Kolumbinë veriore.
Ai theksoi se në takimin me presidenten e Kosta Rikës u prek mundësia e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve mbi sigurinë dhe shkëmbimin e inteligjencës dhe informacionit, si dhe bashkëpunimin midis forcave të tyre të armatosura përkatëse në luftën frontale kundër narkoterrorizmit dhe të gjitha strukturave të krimit të organizuar.
Presidenti De la Espriella tha më pas se vendi i tij ka përshkruar një vizion rajonal të sigurisë (të ndarë me presidenten Fernandez) që shpreson ta zbatojë së bashku me kombet aleate për të forcuar “Mburojën e Amerikave” të promovuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments