top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
JEMEN | REBELËT HUTHI PUSHTUAN QYTETIN E MOKËS (MOCHAS) NË DETIN E KUQ.
Sanë, Jemen | Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani kanë pushtuar qytetin Moka (Mocha) të Jemenit në Detin e Kuq. Rebelët Huthi po i afrohen kontrollit të Ngushticës Bab el-Mandeb, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë. Prej ditësh ka pasur konflikt të armatosur midis ushtrisë jemenase dhe rebelëve pro-iranianë, të cilët po kontribuojnë në rritjen e tensioneve në Gjirin Persik duke goditur me raketa infrastrukturën saudite të naftës. Nga z. Erton D
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) SULMOI NË JUG TË VENDIT; SI PASOJË E SULMEVE U SHKAKTUA TËRMET 4.1 BALLË.
Bejrut, Liban | “Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) përdori më shumë se 1100 ton eksplozivë në shpërthimet e tuneleve në kreshtën Ali Taher në Libanin jugor, ku pretendon se ka shkatërruar infrastrukturën kyçe nëntokësore të Hezbollahut”. Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Ynet”. Shpërthimi, ishte aq i dhunshëm sa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (organizatë joqeveritare), raportoi për tërmet 4.1 ballë. Qendra sizmologjike raportoi tërmet të kësaj magnitude në një thell
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SHPËRTHIM PRANË ISHULLIT KHARG; SHPËRTHIM NË QYTETIN PORT TË JASKUT PRANË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Një shpërthim u ndie pranë ishullit Kharg”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. “Një shpërthim në qytetin port të Jask-ut u ndie pranë Ngushticës së Hormuzit”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Fars”, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SA'AR: MBYLLIM KONSULLATËN E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË JERUZALEMIN LINDOR; DËBIM TË DISA PËRFAQËSUESVE DHE ZYRTARËVE BRITANIKË.
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar njoftoi mbylljen e konsullatës britanike në Jeruzalem; dëbimin e përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar nga qendra e koordinimit të Bordit të Paqes në Kiriat (Kiryat) Gat dhe ekipi mbështetës britanik në Ramallah, i cili trajnon forcat e Autoritetit Palestinez; ndalimin e hyrjes për 12 zyrtarë të Londrës zyrtare aktivë në bojkotimin dhe delegjitimizimin e Izraelit, në përgjigje të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mbi p
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SA'AR: PRETENDIMET E LONDRËS ZYRTARE JANË SKANDALOZE DHE TË RREME.
Jeruzalem, Izrael | “Deklaratat e sekretarit të Jashtëm britanik janë skandaloze dhe të rreme. Veprimet e ndërmarra nga qeveria puniste (laburiste) janë të motivuara nga politika e brendshme në prag të konferencës së partisë”. Kështu tha ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar, në një konferencë mbi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur sanksione ndaj produkteve izraelite nga vendbanimet. “Është një përpjekje e hapur për të ndërhyrë në politikën izraelite gjatë f
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE: KAPËM NJË NËNDETËSE AMERIKANE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Kemi sekuestruar një nëndetëse amerikane në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu tha Garda Revolucionare Islamike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA E KINËS | MINISTRIA E MBROJTJES: DY AVIONË KINEZË DHE 17 ANIJE U ZBULUAN NË NGUSHTICË.
Taipei, Republika e Kinës | “Kina ka dërguar dy avionë ushtarakë dhe 17 anije në Tajvan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e anijeve dhe avionëve të zbuluar në Ngushticë që nga fillimi i shtatorit në 26 dhe 69, përkatësisht”. Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke specifikuar se të dy avionët hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të ishullit. Ushtria ka vendosur anije, avionë dhe sisteme raketash bregdetare për t
Agjencia Telegrafike Vox
KORE E JUGUT | NISI STËRVITJE USHTARAKE TREPALËSHE AMERIKANO-JAPONEZO-KOREANOJUGORE.
Seul, Kore e Jugut | Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia filluan dje stërvitje të re ushtarake të përbashkët pesëditore në ujërat ndërkombëtare në lindje dhe në jug të ishullit Jeju të Koresë së Jugut. Edicioni i katërt i stërvitjes “Freedom Edge” përfshin forca të mëdha detare dhe ajrore nga të tre vendet dhe synon të forcojë aftësitë e përbashkëta operacionale dhe të reagimit në fushat detare, ajrore dhe kibernetike. Sipas komandantëve ushtarakë të K
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E MBROJTJES FILLOI FAZËN E DYTË TË STËRVITJES “BASHKËPUNIMI DETAR-2026” ME SINGAPORIN.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Faza e dytë e stërvitjes ‘Bashkëpunimi Detar-2026’, e nisur nga Kina dhe Singapori më 5 shtator në hapësirën ajrore dhe ujërat pranë Zhanjiang, përgjatë bregdetit jugor të Kinës, filloi, më 8 shtator”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Global Times”, duke specifikuar se faza e dytë përfshin operacione në det pas manovrave të portit. Programi përfshin teste komunikimi, furnizim me karburant në det, sulme të simuluara ndaj objektivave s
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | NJËMBËDHJETË TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE; BISEDIMET MES PALËVE NË ROMË JANË NË RREZIK.
Bejrut, Liban | Përshkallëzimi i ri ushtarak në Libanin jugor midis Izraelit dhe lëvizjes shiite libaneze Hezbollah rrezikon të prishë raundin tjetër të negociatave të ndërmjetësuara nga ShBA-ës midis Bejrutit dhe Tel Avivit, që pritet në Romë në mesin e muajit shtator. “Të paktën njëmbëdhjetë veta, përfshirë dy fëmijë dhe dy shpëtimtarë, vdiqën në sulmet izraelite në Kfar Rumman, një qytet në guvernatoratin Nabatieh në Libanin jugor, disa kilometra nga kryeqyteti me të njëjt
Agjencia Telegrafike Vox
FILIPINE | ISH-KRYETARI I PARLAMENTIT MARTIN ROMUALDEZ U ARRESTUA; 101 MILIONË € RRYSHFET; RREZIKON BURGIM TË PËRJETSHËM.
Manilë, Filipine | “Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Romualdez, kushëri i presidentit Ferdinand Markos i Riu (Marcos Jr.), u arrestua dje, më 7 shtator, pasi u akuzua për përvetësim në lidhje me një skemë të dyshuar ryshfeti që lidhet me projektet e kontrollit të përmbytjeve”. Kështu njoftoi sekretari i Brendshëm Jonvik (Jonvic) Remulla. Urdhër-arresti, i lëshuar nga Divizioni i Tretë i Gjykatës Antikorrupsion të Sandiganbaian-it, iu dorëzua z. Romualdez ndërsa
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): JEMI GATI PËR LUFTË TË PËRGJITHSHME KUNDËR TERRORIZMIT NË BREGUN PERËNDIMOR DHE KUNDËR AUTORITETIT PALESTINEZ.
Jeruzalem, Izrael | “Politika jonë në Jude dhe Samari është e qartë; të ndjekim me forcë terrorizmin palestinez, të zhvillojmë dhe forcojmë vendbanimet hebraike dhe të ruajmë stabilitetin e sigurisë”. Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), pas sulmit me thikë që ndodhi pak kohë më parë në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor verior. “Terrorizmi në rajon është aktualisht në nivelin më të ulët në dhjetëvjeçarë dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


