LIBAN | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) SULMOI NË JUG TË VENDIT; SI PASOJË E SULMEVE U SHKAKTUA TËRMET 4.1 BALLË.

Bejrut, Liban | “Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) përdori më shumë se 1100 ton eksplozivë në shpërthimet e tuneleve në kreshtën Ali Taher në Libanin jugor, ku pretendon se ka shkatërruar infrastrukturën kyçe nëntokësore të Hezbollahut”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Ynet”.
Shpërthimi, ishte aq i dhunshëm sa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (organizatë joqeveritare), raportoi për tërmet 4.1 ballë.
Qendra sizmologjike raportoi tërmet të kësaj magnitude në një thellësi prej 10 km, në një pikë të vendosur 25 km në jug të Sidonit dhe 16 km në verilindje të Tirit, i regjistruar në orën 21:08 sipas orës vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments