REPUBLIKA E KINËS | MINISTRIA E MBROJTJES: DY AVIONË KINEZË DHE 17 ANIJE U ZBULUAN NË NGUSHTICË.

Taipei, Republika e Kinës | “Kina ka dërguar dy avionë ushtarakë dhe 17 anije në Tajvan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e anijeve dhe avionëve të zbuluar në Ngushticë që nga fillimi i shtatorit në 26 dhe 69, përkatësisht”.
Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke specifikuar se të dy avionët hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të ishullit.
Ushtria ka vendosur anije, avionë dhe sisteme raketash bregdetare për të monitoruar aktivitetet e homologëve kinezë.
Republika Popullore e Kinës pretendon juridiksion mbi Tajvanin; e konsideron presidentin e saj, Lai Çing (Ching)-te separatist dhe kundërshton të gjitha ndërveprimet zyrtare midis qeverisë në Taipei dhe vendeve të treta, kryesisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments