KORE E JUGUT | NISI STËRVITJE USHTARAKE TREPALËSHE AMERIKANO-JAPONEZO-KOREANOJUGORE.

Seul, Kore e Jugut | Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia filluan dje stërvitje të re ushtarake të përbashkët pesëditore në ujërat ndërkombëtare në lindje dhe në jug të ishullit Jeju të Koresë së Jugut.
Edicioni i katërt i stërvitjes “Freedom Edge” përfshin forca të mëdha detare dhe ajrore nga të tre vendet dhe synon të forcojë aftësitë e përbashkëta operacionale dhe të reagimit në fushat detare, ajrore dhe kibernetike.
Sipas komandantëve ushtarakë të Koresë së Jugut, stërvitja është e natyrës mbrojtëse dhe synon të forcojë parandalimin kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.
Stërvitja po vazhdon rregullisht pavarësisht zvogëlimit të stërvitjeve ushtarake dypalëshe midis Seulit dhe Uashingtonit muajin e kaluar.
Kohëzgjatja e stërvitjes “Ulchi Freedom Shield” u përgjysmua me urdhër të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), në atë që u interpretua si një gjest hapjeje ndaj Phenianit, i cili prej kohësh i ka parë stërvitjet ushtarake të aleatëve si përgatitje për një pushtim.
Sipas enteve mediatikë të Koresë së Jugut, “Freedom Edge” do të mbajë një program të ngjashëm me vitet e kaluara dhe do të përfshijë gjashtë shkatërrues të pajisur me sistemin “Aegis”, si dhe avionë patrullimi detar, luftarakë dhe tankerë.
Koreja e Jugut do të vendosë shkatërruesit “Yulgok Yi I” dhe “Seoae Ryu Seong-ryong”.
Japonia do të vendosë njësitë detare “Atago” dhe “Asahi” së bashku me avionë patrullimi “P-1”, helikopterë “SH-60K” dhe luftarakë “F-15”.
Marina Amerikane njoftoi gjithashtu mbërritjen në Busan të shkatërruesit të klasit “Arleigh Burke USS Benfold”.
Një aeroplanmbajtëse amerikane, e cila mungonte në ngjarjen e vitit të kaluar për shkak të vendosjes së grupeve detare amerikane në Lindjen e Mesme, nuk pritet të marrë pjesë.
Ngjarja e këtij viti përfshin gjithashtu rritjen e shkëmbimit të të dhënave në kohë reale, koordinim më të ngushtë dhe skenarë të përmirësuar të mbrojtjes ajrore dhe ndalimit detar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments