REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E MBROJTJES FILLOI FAZËN E DYTË TË STËRVITJES “BASHKËPUNIMI DETAR-2026” ME SINGAPORIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 minutes ago
- 1 min read
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Faza e dytë e stërvitjes ‘Bashkëpunimi Detar-2026’, e nisur nga Kina dhe Singapori më 5 shtator në hapësirën ajrore dhe ujërat pranë Zhanjiang, përgjatë bregdetit jugor të Kinës, filloi, më 8 shtator”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Global Times”, duke specifikuar se faza e dytë përfshin operacione në det pas manovrave të portit.
Programi përfshin teste komunikimi, furnizim me karburant në det, sulme të simuluara ndaj objektivave sipërfaqësorë dhe operacione kërkim-shpëtimi.
Sipas ministrisë kineze të Mbrojtjes, janë planifikuar edhe ushtrime me zjarr të vërtetë.
Republika Popullore e Kinës po merr pjesë në stërvitje me fregatën “Dali” me raketa të telekomanduara “Tipi 054A”, ndërsa Singapori përfaqësohet nga fregata “RSS Stalwart”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments