FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): GODITËM OBJEKTIVA NË QYTETIN IRANIAN TË ISFAHANIT DUKE SYNUAR FORCAT VENDORE TË SIGURISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tha se goditi objektiva në qytetin iranian të Isfahanit, duke synuar forcat vendore të sigurisë.
“Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore, të udhëhequra nga inteligjenca ushtarake, goditën qendrat komanduese të Gardës Revolucionare Iraniane dhe forcave të tyre Basij, si dhe një uzinë prodhimi motorësh raketash dhe vende lëshimi raketash”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “The Times of Israel” (Kohërat e Izraelit).
Gjatë natës, Ushtria raportoi nisjen e një vale të re sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit në Iranin qendror; njoftimi i parë i tillë, që nga emërimi i “skifterit” të teokracisë islamike shiite Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei si Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments