top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATAR | KRYEMINISTRI MOHAMMED BIN ABDULRAHMAN AL THANI: GABIM I RREZIKSHËM NË LLOGARITJET E IRANIT NË RAPORTET ME VENDET E GJIRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 9
  • 1 min read

Doha, Katar | Sulmet e Teheranit kundër vendeve të Gjirit janë gabim i rrezikshëm në llogaritje.


Ne kurrë nuk e prisnim këtë nga fqinji ynë; ne gjithmonë jemi përpjekur të ruajmë marrëdhënie të mira me Iranin, por justifikimet dhe pretekstet që ata po përdorin janë hedhur poshtë plotësisht”.


Kështu tha Kryeministri i Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman al Thani për entin mediatik britanik “SkyNews” - duke folur për median për herë të parë që kur Katari u shënjestrua nga sulme të përsëritura me raketa dhe dronë nga Irani.


Përshkallëzimi rrezikon të destabilizojë rajonin dhe të dërgojë valë tronditëse në ekonominë globale”, tha ai - duke shpjeguar se një përgjigje ushtarake vetëm sa do ta përkeqësonte krizën dhe se përgjegjësia për të bërë një hap prapa bie mbi të gjitha palët.


Ne vazhdojmë të kërkojmë çpërshkallëzim. Ata janë fqinjët tanë, është fati ynë. Është një ndjenjë e madhe tradhtie. Vetëm një orë pasi filloi lufta, Katari dhe vendet e tjera të Gjirit u sulmuan.


Ne e bëmë të qartë se nuk do të merrnim pjesë në asnjë luftë kundër fqinjëve tanë”, tha Kryeministri i Katarit (një vend që tradicionalisht e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës global, i aftë të flasë me të gjithë).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page