KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PO IA THYEJMË KOCKAT IRANIT POR ENDE NUK KEMI MBARUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Izraeli ka qenë duke i thyer kockat fuqisë iraniane që nga fillimi i ofensivës së përbashkët të udhëhequr nga ShBA-ës më 28 shkurt, por se kjo nuk ka mbaruar ende.
“Ne synojmë ta udhëheqim popullin iranian drejt thyerjes së zgjedhës së tiranisë, por në fund të fundit varet prej tyre”, tha Kryeministri Netanjahu, gjatë një vizite në një qendër urgjence të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite - vonë mbrëmjen e djeshme.
“Nuk ka dyshim se me veprimet e ndërmarra deri më tani, ne po ua thyejmë kockat - dhe ne nuk kemi mbaruar ende”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments