top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


IZRAELI PRITET TA ZGJASË LUFTËN NË IRAN PËR TË PAKTËN DY JAVË TË TJERA | OPERACIONI USHTARAK NË LIBAN SË SHPEJTI DO TË INTENSIFIKOHET.
Jeruzalem, Izrael | “ Lufta kundër Iranit do të vazhdojë për javë të tëra. Ne do ta zgjasim atë për të paktën dy javë të tjera ”. Kështu tha një zyrtar politik izraelit, i cituar nga enti mediatik vendor “ Ynet ”. Zyrtarët e sigurisë vlerësuan se për momentin qendra e gravitetit do të vazhdojë të jetë Irani, por se operacioni ushtarak në Liban së shpejti do të intensifikohet. Ata thanë se Hezbollahu do të pësojë goditje të rënda që deri më tani kemi arritur t'i shmangim. “ Op
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): NË LIBANIN JUGOR VRAMË 7 TERRORISTË.
Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tha se u përlesh me Hezbollahun në Libanin jugor, duke vrarë katër persona. “ Gjatë një operacioni tokësor të synuar në Libanin jugor, trupat e Divizionit të 91-të identifikuan disa terroristë të armatosur të Hezbollahut. Trupat eliminuan një terrorist në një përleshje tokësore. Ata gjithashtu drejtuan një avion të Forcave Ajrore Izraelite për të goditur disa terroristë të tjerë që kishin hapur zjarr ndaj trupave të IDF-së.
Agjencia Telegrafike Vox


AGJENCIA E ENERGJISË ATOMIKE E KOMBEVE TË BASHKUARA: NUK ËSHTË REGJISTRUAR RRITJE E NIVELEVE TË RREZATIMIT NË CENTRALIN BËRTHAMOR TË NATANZ-it.
Vjenë, Austri | “ IAEA është informuar nga Irani se centrali bërthamor i Natanzit u sulmua sot. Nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë vendit. IAEA po e shqyrton raportin ”. Kështu shkroi Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara në rrjetin social virtual Iks (X). Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi përsërit thirrjen për përmbajtje ushtarake për të shmangur çdo rrezik të një aksidenti bërthamor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia T
Agjencia Telegrafike Vox


IRAK | MINISTRIA E NAFTËS: TË BLLOKOHET PRODHIMI I NAFTËS NGA KONCESIONET E HUAJA.
Bagdad, Irak | “ Iraku ka shpallur gjendje force madhore në të gjitha fushat e naftës të zhvilluara nga kompanitë e huaja të naftës, duke urdhëruar një mbyllje të plotë të prodhimit në zonat e koncesioneve të prekura, pa asnjë kompensim të parashikuar sipas kushteve të kontratave ”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - duke cituar tre zyrtarë të sektorit të energjisë. “ Lundrimi nëpër Ngushticë është prekur rëndë nga një aktivitet ushtarak i paprece
Agjencia Telegrafike Vox


UDHËHEQËSI SUPREM I IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI: ARMIKU ËSHTË MUNDUR.
Teheran, Iran | “ Aktualisht, armiku është mposhtur, falë unitetit të veçantë që ju bashkon ju, bashkatdhetarët tanë, pavarësisht të gjitha dallimeve me origjinë fetare, intelektuale, kulturore dhe politike ”. Kështu tha Udhëheqësi Suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, në një mesazh të botuar me rastin e Vitit të Ri Iranian. Mesazhi që i atribuohet Udhëheqësit Khamenei u tejçua (transmetua) në televizionin shtetëror në formë të shkruar, pasi ai ende nuk është shfaqur
Agjencia Telegrafike Vox


IRANI: GODITËM ISHULLIN DIEGO GARSIA (GARCIA) - 3810 KM LARG IRANIT.
Teheran, Iran | “ Teherani pohoi se ka lëshuar dy raketa balistike kundër bazës së përbashkët anglo-amerikane në ishullin Diego Garsia (Garcia), në Oqeanin Indian, 3810 kilometra larg Iranit ”. Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “ Mehr ”. “ Ky lëshim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përballjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ”, tha enti mediatik në fjalë. Synimi i Iranit ndaj ishullit sugjeron se raketat e tij kanë një rreze veprimi më të gjatë nga sa ishte vl
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): GATI PËR TË LEHTËSUAR TRANZITIN E ANIJEVE JAPONEZE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Tokio, Japoni | “ Irani është gati të lehtësojë kalimin e anijeve japoneze përmes Ngushticës së Hormuzit, një arterie strategjike për furnizimet globale me energji ”. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi) - në një intervistë me entin mediatik japonez “ Kyodo News ”. “ Ne nuk e kemi mbyllur ngushticën. Është e hapur ”, tha Ministri Aragçi (Araghchi), duke theksuar se Teherani, nën sulmin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që nga fundi i shkurti
Agjencia Telegrafike Vox


ARABIA SAUDITE: ÇMIMI I NAFTËS DO TË ARRIJË NË 180 DOLLARË ($) PËR FUÇI BRENDA NJË MUAJI.
Riad, Arabia Saudite | Nëse shoku energjitik i shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme do të vazhdonte përtej prillit, çmimi i naftës së papërpunuar mund të arrinte nivele tejet të larta, duke shkaktuar një recesion botëror dhe inflacion të pakontrolluar. Peizazhi ekonomik ndërkombëtar aktualisht po përballet me një skenar makth, të përshkruar me saktësi kirurgjikale nga udhëheqësit e energjisë në Riad. Sipas parashikimeve të fundit të botuara nga Mbretëria, çmimi i naftës
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | ZËDHËNËSI I FORCAVE TË ARMATOSURA IRANIANE GJENERALI ABOLFAZL SHEKARÇI (SHEKARCHI): DESTINACIONET TURISTIKE NË MBARË BOTËN NUK JANË MË TË SIGURTA PËR FORCAT ARMIKE.
Teheran, Iran | “ Ne po i mbajmë nën mbikëqyrje zyrtarët dhe komandantët armiq frikacakë. Zyrtarët dhe autoritetet iraniane jetojnë me popullin, midis popullit dhe për popullin, dhe nuk janë si zyrtarët izraelitë dhe amerikanë, të cilët fshihen në bodrume dhe strehimore. Që tani e tutje, qendrat turistike dhe rekreative në të gjithë botën nuk do të jenë më të sigurta për armiqtë ”. Kështu tha gjenerali Abolfazl Shekarçi (Shekarchi), zëdhënës i forcave të armatosura iraniane,
Agjencia Telegrafike Vox


IRAK | MISIONI I NATO-s U TËRHOQ PËRKOHËSISHT.
Bagdad, Irak | “ Misioni i NATO-s në Irak është tërhequr përkohësisht nga vendi ”. Kështu thanë për agjencinë franceze të lajmeve “ Afp ” dy zyrtarë irakianë të sigurisë - duke përmendur ndikimin e luftës në Lindjen e Mesme. “ Nuk ka mosmarrëveshje me qeverinë irakiane. Kjo është një tërheqje e përkohshme. Ata janë të shqetësuar për situatën. Mund të konfirmojmë se po riformësojmë vendosjen tonë brenda misionit të NATO-s në Irak ”, thanë burimet. “ Siguria e personelit tonë ë
Agjencia Telegrafike Vox


EMIRATETET E BASHKUARA ARABE | MINISTRIA E MBROJTJES: KAPËM 4 RAKETA + 26 DRONË; 8 TË VDEKUR + 158 TË PLAGOSUR QË NGA FILLIMI I LUFTËS.
Abu Dhabi, Emiratetet e Bashkuara Arabe | Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë interceptuar sot katër raketa balistike dhe 26 dronë të lëshuar nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi në rrjetin social virtual Iks (X). Që nga fillimi i agresionit të hapur iranian, mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka kapur 338 raketa balistike, 15 raketa kruiz dhe 1,740 dronë. Këto sulme kanë rezultuar në vdekjen e 2 per
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): SULM NDAJ OBJEKTEVE TË REGJIMIT IRANIAN NË NUR (NË LINDJE TË TEHERANIT).
Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njoftoi se sulmoi objektet e regjimit iranian në zonën Nur, në lindje të Teheranit. Zona e Iranit ku Forcat Ajrore Izraelite po sulmojnë aktualisht infrastrukturën e regjimit ndodhet në brigjet e Detit Kaspik, në Iranin verior. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


