top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


IRAK | SULM I RI ME DRONË DHE ME RAKETA KUNDËR AMBASADËS AMERIKANE NË BAGDAD.
Bagdad, Irak | “ Disa shpërthime të forta tronditën Bagdadin këtë mbrëmje ”. Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “ Afp ”. Një zyrtar sigurie raportoi gjithashtu një sulm me dron dhe raketa ndaj Ambasadës Amerikane. Në një restorant në Bagdad, një dëshmitare raportoi se pa shpërthime në qiell, të shkaktuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të ambasadës që kapte predhat. Një dëshmitare tjetër pa një zjarr nga ballkoni i saj pranë ambasadës, dhe zyrtari i sigurisë raportoi
Agjencia Telegrafike Vox


KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: VDEKJA E SHEFIT TË GARDËS REVOLUCIONARE ALI LARIJANI U OFRON IRANIANËVE NJË MUNDËSI PËR TË PËRMBYSUR REGJIMIN.
Jeruzalem, Izrael | “ Ne eliminuam Ali Larijani-n, shefin e Gardës Revolucionare, grupit gangster që sundon de-facto Iranin, dhe së bashku me të edhe kreun e Forcës Basixh (Basij) që përhap terror midis popullsisë iraniane ”. Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu në një video-deklaratë. “ Ne po i ndihmojmë miqtë tanë amerikanë në Gjirin Persik dhe po e dobësojmë këtë regjim me shpresën se do t'i japim popullit iranian një shans për ta përmbysur atë. Kjo nuk do të ndodhë
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: I PRANOJMË SQARIMET E SHBA-ës NË LIDHJE ME MUNDËSINË E SHTYRJES SË VIZITËS SË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Ministria e Jashtme tha se kishte mbajtur shënim sqarimet, sipas të cilave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin dhënë në lidhje me arsyet e një shtyrjeje të mundshme të vizitës së Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në vend, dhe se do të mbetej në kontakt me administratën amerikane në lidhje me vizitën. “ Ne vumë re se pala amerikane ka sqaruar botërisht informacionin e pasaktë të përhapur nga media dhe tregoi se vizita nuk kishte l
Agjencia Telegrafike Vox


SHUMË SHTETE ARABE TË GJIRIT PO I BËJNË THIRRJE SHBA-ës TË MOS NDALEN MË ME IRANIN.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “ Shtetet arabe të Gjirit nuk i kërkuan Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hynin në luftë me Iranin, por shumë prej tyre tani po i nxisin ato të mos ndalen ”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - duke cituar tre burime. Në të njëjtën kohë, këto burime dhe pesë diplomatë perëndimorë dhe arabë thanë se Uashingtoni po u bën presion shteteve të Gjirit që të bashkohen me luftën ShBA-Izrael. “ Tre prej tyre thonë
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) VRAU SEKRETARIN E KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE TË IRANIT ALI LARIJANI.
Jeruzalem, Izrael | Enti mediatik izraelit “ Ynet ” ka marrë konfirmim nga Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), se Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, është vrarë në sulmin e mbrëmshëm të Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) në Teheran. Ai konsiderohej njeriu më me ndikim në regjimin iranian, si dhe udhëheqësi de-facto i Republikës Islamike të Iranit. Ai gjithashtu mbahet gjerësisht përgjegjës për shtypjen brutale të protestave në I
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | AUTORITETET PO BISEDOJNË ME FIFA-n PËR TË ZHVENDOSUR NDESHJET E KUPËS SË BOTËS NGA SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS.
Teheran, Iran | Federata iraniane e futbollit është në bisedime me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Botës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shtetet e Bashkuar të Meksikës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kështu deklaroi Ambasada iraniane në Shtetet e Bashkuara të Meksikës. “ Meqenëse Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ka deklaruar shprehimisht se nuk mund të garantojë sigurinë e ekipit kombëtar iranian, ne me siguri
Agjencia Telegrafike Vox


LIBAN | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) PO KRYEN NJË VALË SULMESH MBI LIBAN DHE MBI IRAN.
Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) njoftoi së fundmi se ka nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave terroriste në Teheran dhe njëkohësisht kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Bejrut. “ Tre lagje në Bejrut u bombarduan, menjëherë pasi Izraeli njoftoi sulme kundër Hezbollahut në kryeqytetin libanez dhe Teheranin. Avionët izraelitë bombarduan lagjet Kafaat dhe Haret Hreik, në periferi jugore të kryeqytetit; një sulm goditi një apartament në katin
Agjencia Telegrafike Vox


IRAK | AMBASADA AMERIKANE U GODIT ME DRON; NJË KOLONË ME TYM TË ZI DOLI NGA NDËRTESA.
Bagdad, Irak | “ Ambasada amerikane në Bagdad u godit nga një sulm me dron dhe raketa, pas një sulmi të ngjashëm disa orë më parë ”. Kështu tha një zyrtar sigurie. “ Mbrojtja ajrore, kapi një lëshues të parë raketash, ndërsa i dyti - thuhet se një dron - goditi selinë diplomatike, duke shkaktuar një shpërthim ”, e thënë kjo sipas një gazetari të agjencisë franceze të lajmeve “ Afp ”. Një kolonë tymi i zi u ngrit nga ambasada. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegraf
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | ZV/MINISTRI I JASHTËM SAEED KHATIBZADEH: NËSE SHBA-ës DËRGOJNË TRUPA TOKËSORE DO TË JETË NJË TJETËR VIETNAM; NE JEMI TË GATSHËM TË LUFTOJMË PËR AQ KOHË SA TË JETË E NEVOJSHME.
Teheran, Iran | “ Një ndërhyrje tokësore do të ishte plotësisht e paligjshme, por ne jemi megjithatë të gatshëm të mbrohemi ”. Kështu tha Zv/Ministri i Jashtëm i Iranit Saeed Khatibzadeh, në një intervistë me entin mediatik britanik “ Sky News ” - në Teheran. Ai lëshoi një paralajmërim të ashpër për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se amerikanët do të përballen me një Vietnam tjetër nëse dërgojnë trupa tokësore në konfliktin e Lindjes së Mesme. Ai tha se Irani ës
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: FOLA NË TELEFON ME PRESIDENTIN EMANUEL MAKRON; LUFTËN NUK E NISËM NE; NUK DO T’U DORËZOHEMI NGACMUESVE.
Teheran, Iran | Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian njoftoi në rrjetet sociale virtuale se pati një telefonatë me Presidentin Emanuel Makron, të cilit, i theksoi se Irani nuk e filloi këtë luftë brutale. “ Mbrojtja kundër agresionit është një e drejtë natyrore që e njohim mirë. Përdorimi i bazave amerikane në rajon kundër Iranit, me qëllim minimin e marrëdhënieve tona me vendet fqinje, duhet të ndalet. Irani, nuk do t’u dorëzohet ngacmuesve. Ne presim që bashkësia ndërkombë
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E TREGTISË: SHBA-ës DUHET TË KORRIGJOJNË MENJËHERË SJELLJEN E TYRE TË GABUAR TREGTARE.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Republika Popullore e Kinës u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të korrigjojnë menjëherë gabimet e tyre në çështjet tregtare, ndërsa ka filluar një raund i ri negociatash midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Ministria e Tregtisë e Kinës lëshoi një deklaratë proteste ndaj hetimeve tregtare të njoftuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak para se të mbaheshin bisedime të reja këtë fundjavë. “ Pala kineze ka protestuar
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): DISA VENDE KONTAKTUAN PËR KALIM TË SIGURT NË HORMUZ; VARET NGA USHTRIA JONË TË VENDOSË.
Uashington, Amerikë | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha se disa vende kanë kontaktuar Iranin për të siguruar kalim të sigurt për anijet e tyre përmes Ngushticës së Hormuzit. “ Nuk mund të përmend asnjë vend në veçanti ”, tha Ministri i Jashtëm iranian në një intervistë me entin mediatik amerikan “ CBS News ” - duke shtuar se u takon forcave tona të armatosura të vendosin për këtë çështje. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të n
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


