top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | MINISTRIA E MBROJTJES: U GODITËM NGA NJË SULM ME RAKETA IRANIANE.
Abu Dhabi, Emiratete e Bashkuara Arabe | “ Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar nga raketa dhe dronë iranianë ”. Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe në rrjetin social virtual Iks (X). “ Mbrojtja ajrore dhe avionët luftarakë të Emirateve të Bashkuara Arabe po i përgjigjen raketave dhe dronëve të lëshuar nga Irani ”, tha ajo. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informa
Agjencia Telegrafike Vox
USHTRIA IZRAELITE GODITI OBJEKTIVAT E REGJIMIT TERRORIST NË IRAN.
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite tha se kishte nisur sulme kundër objektivave të regjimit iranian. Një deklaratë e shkurtër ushtarake tha se forcat izraelite po godasin aktualisht objektivat e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin, pa dhënë detaje të mëtejshme. Një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “ Afp ” në kryeqytetin Teheran raportoi se kishte dëgjuar rreth 10 shpërthime të fuqishme dhe kishte parë një re tymi të zezë. Nga z. Erton Duka. © Copyright
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): SULMET NDAJ IRANIT DO TË PËRSHKALLËZOHEN DHE DO TË ZGJEROHEN.
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), paralajmëroi se sulmet ndaj Iranit do të përshkallëzohen dhe zgjerohen pasi ai dhe Kryeministri Benjamin Netanjahu e paralajmëruan regjimin terrorist iranian të ndalonte së qëlluari me raketa popullsinë civile në Izrael. “ Pavarësisht paralajmërimeve, lëshimet vazhdojnë dhe për këtë arsye sulmet izraelite ndaj Iranit do të përshkallëzohen dhe do të zgjerohen në objektiva dhe zona shtesë që ndihmojnë regjimin në ndër
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: VULOSËM NGUSHTICËN E HORMUZIT; ÇDO PËRPJEKJE PËR KALIM NËPËR TË DO TË MARRË PËRGJIGJE TË ASHPËR.
Teheran, Iran | “ Garda Revolucionare njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur, duke theksuar se çdo përpjekje për të kaluar nëpër të do të merrte një përgjigje të ashpër ”. Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “ Fars ”. Në deklaratën e saj, Garda Revolucionare shtoi se transporti për në dhe nga portet e aleatëve dhe mbështetësve të armiqve, të Izraelit dhe ShBA-ës, përmes çdo korridori ose për në çdo destinacion është i ndaluar. E njëjta deklaratë tha se tre an
Agjencia Telegrafike Vox
KORE E VERIUT | DIKTATORËT KIM JONG-UN DHE ALEKSANDËR (ALEXANDER) LUKASHENKO NËNSHKRUAN TRAKTAT MIQËSIE DHE BASHKËPUNIMI.
Phenian, Kore e Veriut | “ Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidenti bjellorus Aleksandër (Alexander) Lukashenko nënshkruan dje një traktat miqësie dhe bashkëpunimi dhe një sërë marrëveshjesh sektoriale gjatë një samiti në Phenian ”. Kështu raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA). Gjatë samitit, diktatori Lukashenko deklaroi se marrëdhëniet midis Minskut dhe Phenianit kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi, ndërsa diktatori Kim shprehu mbështetje për
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | AJATOLLAHËT NË PUSHTET PO SHKELIN TRAKTATET NDËRKOMBËTARE; GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE FILLOI REKRUTIMIN E 12-VJEÇARËVE PËR ROLE NDIHMËSE NË LUFTË.
Teheran, Iran | Irani zyrtarisht e ka ulur moshën minimale për rekrutim në forcat paraushtarake në 12 vjeç, duke specifikuar se të miturit me uniformë do të caktohen në role ndihmëse. Sipas drejtuesve të lartë të Gardës Revolucionare Islamike nisma “ Për Iranin ” do të punësojë të rinj në patrullime, në pikat e kontrollit dhe në menaxhimin e logjistikës. Masa paraqitet nga autoritetet si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta spontane për pjesëmarrje nga të miturit. Masa ngre
Agjencia Telegrafike Vox
VENDET E GJIRIT DEKLARUAN SE DUAN TË PËRFSHIHEN NË ÇDO NEGOCIATË QË ZHVILLOHET MES SHBA-ës DHE IRANIT.
Riad, Arabia Saudite | Vendet e Gjirit kanë deklaruar dëshirën e tyre për t'u përfshirë në çdo negociatë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke këmbëngulur se, ndërsa kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, preferojnë diplomacinë. “ Ne theksojmë nevojën për të përfshirë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në çdo negociatë ose marrëveshje për të zgjidhur këtë krizë, në një mënyrë që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të tyre ”. Kështu
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): ELEMINUAM KREUN E MARINËS SË GRADËS REVOLUCIONARE ALIREZA TANGSIRI-n.
Jeruzalem, Izrael | “ Izraeli ka eliminuar shefin e Marinës së Gardës Revolucionare Iraniane, Alireza Tangsiri, në një sulm ”. Kështu tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) - duke pohuar lajmin. “ Mbrëmë, në një operacion të saktë dhe vdekjeprurës, Forca Mbrojtës e Izraelit (IDF) eliminoi komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare, Tangsiri, së bashku me oficerë të lartë të komandës detare ”. Kështu tha Ministri Kac (Katz) në një mesazh video. “ Iranianët po
Agjencia Telegrafike Vox
IRANI: PËRGJIGJA NDAJ PLANIT AMERIKAN U DËRGUA MBRËMË; TANI PO PRESIM PËRGJIGJE.
Teheran, Iran | “ Përgjigja e Iranit ndaj propozimit prej 15 pikash të ShBA-ës për t'i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm iu dërgua zyrtarisht Shteteve të Bashkuara mbrëmë përmes ndërmjetësve ”. Kështu i tha një burim i informuar agjencisë iraniane të lajmeve “ Tasnim ” - duke shtuar se Teherani është duke pritur një përgjigje të ShBA-ës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | USHTRIA PO PËRGATITET TË PËRBALLET ME PUSHTIM TOKËSOR; KA FILLUAR MINIMIN E ISHULLIT KHARG.
Uashington, Amerikë | “ Irani po përgatitet për një pushtim tokësor të ishullit Kharg dhe po vendos kurthe ushtarake dhe mina në të gjithë zonën ”. Kështu raportoi enti mediatik amerikan “ Cnn ” - duke cituar burime të informuara rreth çështjes. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


KORE E VERIUT | DIKTATORI KIM JONG-UN PËRSËRITI MBËSHTETJEN E TIJ TË PALËKUNDUR PËR RUSINË.
Phenian, Kore e Veriut | “ Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, riafirmoi mbështetjen e tij të palëkundur për Rusinë, duke iu përgjigjur një mesazhi urimi që i dërgoi Presidenti Vladimir Putin ”. Kështu raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA). Diktatori Kim, i rizgjedhur këtë javë për të kryesuar organin më të lartë vendimmarrës të vendit, deklaroi se Koreja e Veriut dhe Rusia bashkëpunojnë për të mbrojtur sovranitetin e tyre, duke theksuar se mbështetja e
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | KOMANDANTI NË PENSION I TRUPAVE TË GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE MOHAMMAD BAGHER ZOLGHADR U EMËRUA SEKRETAR I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE TË IRANIT.
Teheran, Iran | “ Komandanti ushtarak në pension i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, Mohammad Bagher Zolghadr, u emërua sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, duke zëvendësuar Ali Larijani-n, i cili u vra javën e kaluar në një sulm izraelit ”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Komandanti Zolqadr ka mbajtur më parë pozicione të larta në sektorin e sigurisë. Ai drejtoi selinë zgjedhore të fraksionit politik të linjës së ashpër, Frontit Pop
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


