top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): SULM NDAJ OBJEKTEVE TË REGJIMIT IRANIAN NË NUR (NË LINDJE TË TEHERANIT).
Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njoftoi se sulmoi objektet e regjimit iranian në zonën Nur, në lindje të Teheranit. Zona e Iranit ku Forcat Ajrore Izraelite po sulmojnë aktualisht infrastrukturën e regjimit ndodhet në brigjet e Detit Kaspik, në Iranin verior. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | UDHËHEQËSI SUPREM AJATOLLAH SEIED MOXHTABA (SEYYED MOJTABA) KHAMENEI: DUHET TË KRIJOJMË PASIGURI PËR ARMIQTË TANË.
Teheran, Iran | “ Ministria e Inteligjencës duhet të vazhdojë në rrugën e saj, duke krijuar pasiguri për armiqtë e saj dhe siguri për qytetarët iranianë ”. Kështu thuhet në një mesazh që i atribuohet Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajatollah Seied Moxhtaba (Seyyed Mojtaba) Khamenei, për Gardën Revolucionare Islamike. Mesazhi, i botuar nnga enti mediatik iranan “ Mehr News ” (e cila, është agjencia shtetërore gjysmëzyrtare e lajmeve e Iranit), e përshkruan ish-Mini
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: ZËDHËNËSI YNË ALI MOHAMMAD NAINI U VRA NGA SULMET SHBA-IZRAEL.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmet ajrore amerikane dhe izraelite vranë zëdhënësin e tyre Ali Mohammad Naini. “ Naini u martirizua në sulmin terrorist frikacak dhe kriminal të kryer nga pala amerikano-sioniste në agim ”. Kështu tha Garda në një deklaratë - në faqen e saj të internetit “ Sepah News ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PAS 20 DITËSH SULMESH IRANI NUK ËSHTË NË GJENDJE TË PASUROJË URANIUM POR AS TË PRODHOJË RAKETA BALISTIKE.
Jeruzalem, Izrael | “ Pas 20 ditësh sulmesh, Irani sot nuk ka kapacitet për të pasuruar uranium ose për të prodhuar raketa balistike. Dhe ne vazhdojmë të godasim ”. Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu në një konferencë për shtyp, e dyta, që nga fillimi i Operacionit “ Gjëmimi i Luanit ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | PEKINI I BËRI THIRRJE UASHINGTONIT TË NDALOJË SË NXITURI TEORINË E NJË KËRCËNIMI PËR TAJVANIN (REPUBLIKËN E KINËS).
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Pekini u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojnë së nxituri teorinë se Kina përbën një kërcënim, pasi një raport i inteligjencës amerikane tha se Pekini nuk ka plane për të pushtuar ishullin vetëqeverisës vitin e ardhshëm. “ Shtetet e Bashkuara duhet të flasin dhe të veprojnë me kujdes për çështjen e Tajvanit, duhet të korrigjojnë pikëpamjen e tyre për Kinën dhe të ndalojnë së nxituri teorinë e kërcënimit nga Kina ”. Kështu th
Agjencia Telegrafike Vox


ARABIA SAUDITE | MINISTRI I JASHTËM SAUDIT FAISAL BIN FARHAN BIN ABDULLAH: I REZERVOJMË VETES TË DREJTËN PËR T'U HAKMARRË USHTARAKISHT KUNDËR IRANIT.
Riad, Arabia Saudite | “ Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ushtarake nëse është e nevojshme ”. Kështu tha Ministri i Jashtëm Saudit Faisal bin Farhan bin Abdullah - duke theksuar se Mbretëria nuk do të dorëzohet ndaj presionit, përkundrazi, presioni do të kthehet kundër atyre që e ushtrojnë atë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


KATAR | MINISTRIA E BRENDSHME: ZJARR NË KOMPLEKSIN MË TË MADH TË GAZIT PAS SULMIT NGA IRANI.
Doha, Katar | Ministria e Brendshme e Katarit tha se një sulm iranian kishte shkaktuar një zjarr në objektin kryesor të gazit të vendit të Gjirit në bregdetin e tij verior. “ Mbrojtja Civile po i përgjigjet një zjarri në zonën e Ras Laffan-it pas një sulmi iranian ”. Kështu tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, pasi Irani njoftoi planet për të synuar infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin pas sulmit të përbashkët ShBA-Izrael ndaj objekteve të tij të gazit. “ Ob
Agjencia Telegrafike Vox


LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 12 TË VDEKUR + 41 TË PLAGOSUR NGA SULMET USHTARAKE IZRAELITE.
Bejrut, Liban | “ Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në lagjet me popullsi të dendur në Bejrutin qendror është rritur në 12 dhe 41 të plagosur ”. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë libaneze. Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njoftoi mbrëmë se goditi objekte në Bejrut që i përkisnin shoqatës Al-Quard al-Hasan, krahut financiar të Hezbollahut. Organizata përdoret për të financuar përforcimet ushtarake, për të mbështetur pagesat për militantët dhe për të promovu
Agjencia Telegrafike Vox


IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): MINISTRI IRANIAN I INTELIGJENCËS ISMAIL KHATIB U VRA.
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) tha se Ministri iranian i Inteligjencës, Ismail Khatib, është vrarë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): PASOJAT E KËSAJ LUFTE DO TË NDIKOJNË NË TË GJITHË BOTËN.
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), paralajmëroi se pasojat e luftës në Lindjen e Mesme do t’i prekin të gjithë dhe mirëpriti kritikat perëndimore ndaj konfliktit. “ Vala e pasojave globale sapo ka filluar dhe do të prekë të gjithë, pavarësisht nga pasuria, feja apo raca ”, shkroi Ministri Aragçi (Araghchi) mbrëmë, duke i bashkangjitur mesazhit të tij një kopje të letrës së dorëheqjes së zyrtarit të lartë amerikan të antiterrorizmit, Xhëu (Joe
Agjencia Telegrafike Vox


RRETH 90 ANIJE KANË KALUAR NGUSHTICËN E HORMUZIT QË NGA FILLIMI I LUFTËS.
Uashington, Amerikë | Rreth 90 anije, përfshirë anije cisterna nafte, kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës me Iranin, dhe kanali vazhdon të eksportojë miliona fuçi naftë pavarësisht mbylljes de facto të rrugës ujore, sipas platformave të të dhënave detare dhe tregtare. Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “ Associated Press ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i info
Agjencia Telegrafike Vox


FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) SHENJËSTROI MINISTRIN E INTELIGJENCËS SË REPUBLIKËS ISLAMIKE ISMAIL KHATIB DHE KOMANDANTIN E MILICISË IMAM HUSSEIN.
Jeruzalem, Izrael | “ Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) shënjestroi Ministrin e Inteligjencës së Republikës Islamike Ismail Khatib, dhe Komandantin e Milicisë Imam Hussein në Bejrut mbrëmë ”. Ministri Khatib shërbeu si në qeverinë e ish-Presidentit Ebrahim Raisi ashtu edhe në atë aktuale. Kështu raportuan entet mediatike izraelite. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


