top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAK | MISIONI I NATO-s U TËRHOQ PËRKOHËSISHT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 20
1 min read

Bagdad, Irak | “Misioni i NATO-s në Irak është tërhequr përkohësisht nga vendi”.


Kështu thanë për agjencinë franceze të lajmeve “Afp” dy zyrtarë irakianë të sigurisë - duke përmendur ndikimin e luftës në Lindjen e Mesme.


“Nuk ka mosmarrëveshje me qeverinë irakiane. Kjo është një tërheqje e përkohshme.


Ata janë të shqetësuar për situatën. Mund të konfirmojmë se po riformësojmë vendosjen tonë brenda misionit të NATO-s në Irak”, thanë burimet.


“Siguria e personelit tonë është parësore”, tha zëdhënësja e NATO-s, Ellison (Alisson) Hart - pa dhënë detaje të mëtejshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page