IRAN | AJATOLLAHËT NË PUSHTET PO SHKELIN TRAKTATET NDËRKOMBËTARE; GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE FILLOI REKRUTIMIN E 12-VJEÇARËVE PËR ROLE NDIHMËSE NË LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Irani zyrtarisht e ka ulur moshën minimale për rekrutim në forcat paraushtarake në 12 vjeç, duke specifikuar se të miturit me uniformë do të caktohen në role ndihmëse.
Sipas drejtuesve të lartë të Gardës Revolucionare Islamike nisma “Për Iranin” do të punësojë të rinj në patrullime, në pikat e kontrollit dhe në menaxhimin e logjistikës.
Masa paraqitet nga autoritetet si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta spontane për pjesëmarrje nga të miturit.
Masa ngre pyetje serioze në lidhje me pajtueshmërinë me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, të cilën, e ka nënshkruar edhe Irani, e cila, i angazhon shtetet të mos rekrutojnë fëmijë nën moshën 15 vjeç dhe rrit moshën minimale për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në armiqësi në 18 vjeç.
Statuti i Romës gjithashtu e klasifikon në mënyrë të qartë rekrutimin ose përdorimin e fëmijëve nën 15 vjeç në luftime si krim lufte.
Organizatat ndërkombëtare si “Amnesty International” dhe “Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran” kanë shprehur shqetësim serioz, duke cituar raporte për dhunë, arrestime dhe vrasje të të miturve gjatë protestave të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2026.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments