KORE E VERIUT | DIKTATORËT KIM JONG-UN DHE ALEKSANDËR (ALEXANDER) LUKASHENKO NËNSHKRUAN TRAKTAT MIQËSIE DHE BASHKËPUNIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Phenian, Kore e Veriut | “Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidenti bjellorus Aleksandër (Alexander) Lukashenko nënshkruan dje një traktat miqësie dhe bashkëpunimi dhe një sërë marrëveshjesh sektoriale gjatë një samiti në Phenian”.
Kështu raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).
Gjatë samitit, diktatori Lukashenko deklaroi se marrëdhëniet midis Minskut dhe Phenianit kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi, ndërsa diktatori Kim shprehu mbështetje për politikën e diktatorit bjellorus për mbrojtjen e të drejtave sovrane në skenën ndërkombëtare.
Të dy diktatorët diskutuan forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë në fusha të tilla si diplomacia, bujqësia, kujdesi shëndetësor dhe arsimi, si dhe çështje rajonale dhe globale me interes të ndërsjellë.
Të dy vendet mbështesin Rusinë në luftën në Ukrainë, një kontekst që ka nxitur një afrim politik dhe ekonomik.
Koreja e Veriut dhe Bjellorusia vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1992 dhe kanë një komitet të përbashkët për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, i cili, u riaktivizua vitin e kaluar pas një periudhe të gjatë pasiviteti.
Vizita zyrtare dy-ditore e diktatorit Lukashenko në Korenë e Veriut përfundoi me një ceremoni lamtumire në Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit, pas takimeve institucionale dhe iniciativave simbolike që synonin të nënvizonin forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments