IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): SULMET NDAJ IRANIT DO TË PËRSHKALLËZOHEN DHE DO TË ZGJEROHEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 minutes ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), paralajmëroi se sulmet ndaj Iranit do të përshkallëzohen dhe zgjerohen pasi ai dhe Kryeministri Benjamin Netanjahu e paralajmëruan regjimin terrorist iranian të ndalonte së qëlluari me raketa popullsinë civile në Izrael.
“Pavarësisht paralajmërimeve, lëshimet vazhdojnë dhe për këtë arsye sulmet izraelite ndaj Iranit do të përshkallëzohen dhe do të zgjerohen në objektiva dhe zona shtesë që ndihmojnë regjimin në ndërtimin dhe operimin e armëve kundër civilëve izraelitë”, tha Ministri Kac (Katz).
“Ata do të paguajnë një çmim të rëndë për këtë krim lufte”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments