USHTRIA IZRAELITE GODITI OBJEKTIVAT E REGJIMIT TERRORIST NË IRAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite tha se kishte nisur sulme kundër objektivave të regjimit iranian.
Një deklaratë e shkurtër ushtarake tha se forcat izraelite po godasin aktualisht objektivat e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “Afp” në kryeqytetin Teheran raportoi se kishte dëgjuar rreth 10 shpërthime të fuqishme dhe kishte parë një re tymi të zezë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments