top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: JEMI GATI TË ARRIJMË MARRËVESHJE DINJITOZE PËR PAQEN.
Teheran, Iran | “Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian tha se Irani është gati të arrijë një kornizë dinjitoze për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe tensioneve rajonale”. Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “Irna”, duke shtuar se Presidenti Pezeshkian e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. “Teherani ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e tij për dialog”, tha Presidenti Pezes
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | UNICEF-i: 77 FËMIJË TË VRARË OSE TË PLAGOSUR BRENDA NJË JAVE.
Bejrut, Liban | “Vetëm brenda një jave, 77 fëmijë raportohet se u vranë ose u plagosën në Liban. Kjo do të thotë 11 fëmijë në ditë. Fëmijët nuk duhet ta paguajnë çmimin e konfliktit. Ata duhet të mbrohen në çdo kohë. Armiqësitë duhet të marrin fund”. Kështu shkroi UNICEF Liban (Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara) në rrjetin social virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i infor
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME ESMAIL BAGHAEI: ENDE NUK ËSHTË ARRITUR MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE ME SHBA-ës.
Teheran, Iran | “Pavarësisht shkëmbimeve të vazhdueshme të reagimeve, Irani ende nuk ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara dhe do të presë për të parë nëse Uashingtoni do t'i japë fund asaj që Teherani e quan një bllokadë detare e paligjshme”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei për televizionin shtetëror, i cituar nga enti mediatik disident me seli në Londër “Iran International”. “Irani i tha lamtumirë gjuhës ‘së duhet’ 47 vj
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: TRUPAT TONA KANË KALUAR LUMIN LITANI DHE KANË PUSHTUAR LARTËSITË KOMANDUESE.
Jeruzalem, Izrael | “Rezultatet janë shumë mbresëlënëse; trupat tona kanë kaluar lumin Litani dhe kanë pushtuar lartësitë komanduese. Ne po operojmë gjithashtu në Bejrut, në Bekë (Beqaa), përgjatë gjithë frontit, dhe po i shkaktojmë goditje të rënda Hezbollahut”. Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu gjatë një vizite në Divizionin e 36-të të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në kufirin verior, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Israel Kac (Katz) dhe Zv/Shefin e Shtabit
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | 10 VETA TË VDEKUR NGA SULMET AJRORE.
Bejrut, Liban | “Numri i të vdekurve nga sulmet e pandërprera të Izraelit në Libanin jugor shkoi në 10. Përveç tre të parëve të vrarë në Maarub (Tyre) dhe Aita Shaab (Bint Jbeil) disa subjekte të tjerë u vranë në zona të tjera”. Kështu raportuan autoritetet vendore. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | UDHËHEQËSI SUPREM AJATOLLAH MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI: SHBA-ës DHE IZRAELI PO PËRPIQEN TË NA DESTABILIZOJNË.
Teheran, Iran | Udhëheqësi Suprem Ajatollah Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përpiqeshin të destabilizonin Republikën Islamike në një deklaratë me shkrim të lexuar në televizionin shtetëror. “Plani i verbër i armikut, pas luftës së imponuar, presionit ekonomik dhe rrethimit politik e propagandistik, është të krijojë përçarje dhe shpërbërje për të kompensuar humbjet ushtarake dhe për ta gjunjëzuar kombin”, tha Udhëheqësi Suprem Khamenei, i
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT: KEMI SULMUAR BEJRUTIN.
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një sulm të synuar në Bejrut. Entet mediatike libaneze raportuan se sulmi goditi Shuaifat-in (Shuwayfat), në pjesën jugore të kryeqytetit. Ky është sulmi i parë i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Bejrut në tre javë. Ditët e fundit, administrata amerikane kishte shprehur kundërshtim ndaj çdo sulmi në kryeqytetin libanez sepse Amerika nuk dëshiron të shohë ndërtesa të shembura në Bejrut. Nga z. Erton Duka. © Cop
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYETARI I KOMITETIT TË SIGURISË KOMBËTARE DHE POLITIKËS SË JASHTME TË PARLAMENTIT EBRAHIM AZIZI: NUK LËVIZIM NGA VIJAT E KUQE.
Teheran, Iran | “Irani nuk do të frikësohet nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të lëvizë nga vijat e kuqe të tij. Irani nuk do të dekurajohet nga retorika e Trampit (Trump) dhe nuk do të devijojë nga vijat e tij të kuqe; e drejta për të pasuruar uranium, posedimi i uraniumit të pasuruar, autoriteti mbi Ngushticën e Hormuzit dhe heqja e sanksioneve. Të gjithë tani e dinë se Tramp (Trump), për të shpëtuar veten nga ky bllokim strategjik, një ditë përdor kërcënime dhe ditën tjet
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | NJË DRON I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH RA NË IZRAELIN VERIOR; RRESHTERJA ROTEM YANAI MBETI E VDEKUR.
Jeruzalem, Izrael | “Një ushtare femër e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u vra dhe dy rezervistë u plagosën dje në një sulm me dron të Hezbollahut në Izraelin verior, pranë kufirit me Libanin”. Kështu njoftoi Ushtria, e cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”. Viktima (femër) është identifikuar si rreshtere Rotem Yanai, me moshë 20 vjeçe. Sipas raporteve fillestare, dy dronët e lëshuar nga organizata terroriste Hezbollah shpërthyen në një zonë ushtarake në kufi.
Agjencia Telegrafike Vox
GAZË | SHKOI NË 7 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMI IZRAELIT I MBRËMJES.
Gazë | “Numri i të vdekurve në një sulm mbrëmjeje nga forcat izraelite në një shtëpi në qendër të qytetit të Gazës është rritur në shtatë, ndërsa 15 persona janë plagosur”. Kështu thanë burime mjekësore në spitalin al-Shifa, të cituara nga agjencia vendore e lajmeve “Wafa”, kjo e fundit e cituar nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”. Ushtria izraelite, nga ana e saj, deklaroi se kishte goditur dy terroristë të shquar të Hamasit në Rripin verior të Gazës. Nga z. Erton Duka. ©
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETIT PUBLIK: QË NGA 2 MARSI NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET IZRAELITE SHKOI NË 3269; I TË PLAGOSURVE MBI 9000.
Bejrut, Liban | “Numri i të vdekurve në Liban nga sulmet izraelite është rritur në 3269 që nga 2 marsi”. Kështu njoftoi Ministria libaneze e Shëndetit Publik, e cituar nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”. Rreth 9840 veta kanë mbetur të plagosur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): TË GJITHË BANORËT E LIBANIT JUGOR TË DISTANCOHEN NGA HEZBOLLAHU; KËSHILLOHET TË EVAKUOHEN.
Jeruzalem, Izrael | “U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Libanit jugor të distancohen nga anëtarët e Hezbollahut, nga instalimet dhe pajisjet e tij ushtarake. Ne këshillojmë evakuimin në veri të lumit Zahrani, pasi të gjitha zonat në jug të lumit konsiderohen zona luftimi dhe Forca Mbrojtëse e Izraeli (IDF) nuk ka ndërmend të dëmtojë civilët”. Kështu shkroi zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në rrjetin social virtual Iks (X), duke lëshuar një paralajmërim të për
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


