top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
KORE E VERIUT | DIKTATORI KIM JONG-un MBIKËQYRI TESTIN E RAKETAVE SHUMËFUNKSIONALE DHE DISA RAKETAVE TAKTIKE LUNDRUESE.
Phenian, Kore e Veriut | “Koreja e Veriut pohoi testimin e një sistemi të ri të lehtë për lëshimin e raketave shumëfunksionale dhe disa raketave taktike lundruese”. Kështu raportoi enti mediatik shtetëror i cituar nga agjencia koreanojugore e lajmeve “Yonhap”, duke shtuar se diktatori Kim Jong-un mbikëqyri testin. Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) botoi raportin një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut zbuloi lëshimin e disa raketave balistike me rreze të shkurtër vep
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): SHEFI I RI USHTARAK I HAMASIT MOHAMMED ODEH U VRA NGA USHTRIA.
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), njoftoi në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) se shefi i ri ushtarak i Hamasit, Mohammed Odeh, u vra mbrëmë në sulmin e Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Gazë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
GAZË | KREU I KRAHUT USHTARAK TË ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS MUHAMMAD ODEH U VRA NGA FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF).
Jeruzalem, Izrael | “Muhammad Odeh, kreu i krahut ushtarak të Hamasit, u vra nga IDF-ja në një sulm në qytetin e Gazës”. Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Ynet”, duke cituar burime izraelite. Pati një sulm tjetër në Rrip, dhe të dy sulmet lanë të paktën dy të vdekur dhe më shumë se dhjetë të plagosur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ISH-KAMPIONI I ARTEVE MARCIALE GHOLAMREZA KHANI SHEKARAB U EKZEKUTUA; U AKUZUA SE BASHKËPUNONTE ME MOSSAD-in IZRAELIT.
Teheran, Iran | “Ish-kampioni i arteve marciale të përziera (MMA), Gholamreza Khani Shekarab, 34 vjeç, u ekzekutua , i akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me një shtet armiqësor, që do të thotë Izraeli dhe agjencia e inteligjencës së huaj Mossad”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Tasnim”. Ai ishte me origjinë nga qyteti i Ardabilit, i vendosur në Iranin veriperëndimor. Gjatë karrierës së tij atletike, përveç ringut, ai punoi edhe si trajner dhe gjyqtar i klasit ndërkomb
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FORCA MBROJTËSE (IDF) PO MERR KONTROLLIN E ZONAVE NË LIBAN PËR TË MBROJTUR VERIUN.
Jeruzalem, Izrael | “Ne po intensifikojmë operacionin tonë në Liban. Ushtria po vepron me forca të mëdha në terren, duke marrë kontrollin e zonave për të fortifikuar zonën e sigurisë dhe për të mbrojtur komunitetet në veri”. Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu në një deklaratë video. “Ne po udhëheqim një përpjekje masive kombëtare për të promovuar zgjidhje krijuese dhe inovative kundër dronëve shpërthyes”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike V
Agjencia Telegrafike Vox
KOREJA E VERIUT LËSHOI RAKETË BALISTIKE ME RREZE TË SHKURTËR VEPRIMI.
Phenian, Kore e Veriut | “Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në det, së bashku me armë të tjera”. Kështu njoftoi Ushtria e Koresë së Jugut. “Raketa, e cila u lançua nga Jeongju, një qytet pranë bregdetit perëndimor të Koresë së Veriut, përshkoi një distancë prej rreth 80 kilometrash”, tha Ushtria e Koresë së Jugut, e cila theksoi se Pheniani ka lançuar edhe predha të tjera në të njëjtin drejtim, megjithatë, pa dhënë detaje të mët
Agjencia Telegrafike Vox
OMAN | NJË CISTERNË NAFTE SHPËRTHEU 60 MILJE DETARE NGA MUSKATI.
Muskat, Oman | “Një anije cisternë nafte raportoi një shpërthim të jashtëm në brigjet e Muskatit”. Kështu raportoi enti i menexhimit të Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Ai tha se incidenti ndodhi 60 milje detare nga Muskati, me shpërthimin e raportuar në pjesën e pasme të anijes. “Ekuipazhi dhe anija janë të sigurtë”, tha UKMTO-ja, megjithëse kapiteni raportoi rrjedhje karburanti në det. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike V
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE (IDF) KA FILLUAR OPERACIONE TOKËSORE NË LIBAN PËRTEJ VIJËS SË VERDHË.
Jeruzalem, Izrael | “Ushtarët izraelitë kanë filluar operacione tokësore në Liban përtej vijës së verdhë të armëpushimit të armatosur”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Kanali 12”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 28 VETA TË VRARË NË SULMET IZRAELITE NË 24 ORËT E FUNDIT; 104 VETA U PLAGOSËN NGA SULMET NË TË GJITHË VENDIN.
Bejrut, Liban | “28 persona u vranë dhe 104 u plagosën në sulmet izraelite në të gjithë vendin në 24 orët e fundit”. Kështu tha Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të saj 3213 persona janë vrarë dhe 9737 janë plagosur në sulmet izraelite që nga rifillimi i armiqësive më 2 mars. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: VIZITA NË KATAR SOLLI PËRPARIM; KËRKOJMË LIRIMIN E 24 MILIARDË $ NË ASETE TË NGRIRA.
Teheran, Iran | “Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se vizita e tij në Katar ishte në përgjithësi pozitive, duke shtuar se ajo çoi në përparim në bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Tasnim”. Sipas tij, vizita kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje se si të zbatohen kërkesat e Iranit në lidhje me fondet e ngrira. “Një memorandum i mundshëm mirëkuptimi midis Iranit dhe ShBA-ës do të kërkonte
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | ORGANIZATA TERRORISTE HEZBOLLAH: SHKËMBIM ZJARRI NË DISTANCË TË AFËRT ME USHTARËT IZRAELITË.
Bejrut, Liban | Organizata terroriste Hezbollah raportoi për shkëmbim zjarri në distancë të afërt me ushtarët izraelitë që po përparonin drejt Zatur el-Sharkie (Zaoutar el-Sharqiyé), një qytet në distriktin Nabaties (Nabatiyé), i vendosur në veri të lumit Litani dhe jashtë zonës tampon de facto të krijuar nga Izraeli në Libanin jugor. Në një deklaratë, të raportuar nga enti mediatik “L'Orient Le Jour”, organizata terroriste Hezbollah tha se përdori raketa, predha artilerie dh
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: RRËZUAM NJË DRON AMERIKAN.
Teheran, Iran | “Identifikuam aeroplanë luftarakë dhe dronë amerikanë pushtues”, tha Garda Revolucionare. Droni i rrëzuar ishte një MQ-9, dhe Garda pretendon se ka detyruar një dron tjetër dhe një avion luftarak amerikan të largohen. Garda Revolucionare ka paralajmëruar kundër çdo shkeljeje të armëpushimit nga ushtria amerikane dhe e konsideron të drejtën e saj për përgjigje reciproke si legjitime dhe të sigurt. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


