IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT: KEMI SULMUAR BEJRUTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një sulm të synuar në Bejrut.
Entet mediatike libaneze raportuan se sulmi goditi Shuaifat-in (Shuwayfat), në pjesën jugore të kryeqytetit.
Ky është sulmi i parë i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Bejrut në tre javë.
Ditët e fundit, administrata amerikane kishte shprehur kundërshtim ndaj çdo sulmi në kryeqytetin libanez sepse Amerika nuk dëshiron të shohë ndërtesa të shembura në Bejrut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments