IZRAEL | AGJENCIA E SIGURISË (SHIN BET) PARALAJMËROI QEVERINË SE ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS ËSHTË GATI TË SULMOJË PËRPARA ZGJEDHJEVE.

Jeruzalem, Izrael | “Gjatë mbledhjes së mbrëmshme të kabinetit politiko-ushtarak izraelit, shefi i Shin Bet-it (Agjencia e Sigurisë së Izraelit), David Zini, u paraqiti ministrave një paralajmërim specifik dhe shqetësues të inteligjencës, sipas të cilit Hamasi po intensifikon përpjekjet për të organizuar një sulm kompleks ose një operacion të synuar rrëmbimi”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Channel 12”.
Sipas vlerësimeve, organizata terroriste Hamas synon të nisë operacionin rreth kohës së zgjedhjeve të 27 tetorit ose menjëherë pas tyre, me qëllim gjenerimin e një ndikimi të fortë mediatik, prishjen e axhendës politike izraelite dhe ndikimin në situatën operative.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments